Josef Kote ka lindur në Vlorë në vitin 1964. Mbaroi liceun artistik të Tiranës dhe më pas Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë per pikturë dhe skenografi në vitin 1988.
Puna e parë e tij si piktor është një film vizatimor në vitin 1988 me titull “Lisi” Skenari: Zyhdi Tafili, Stavri Pone, Operator: Jovan Kondakci, Montazhi: Atalanta Pasko, Kohëzgjatja: 4 min
Në vitin 1990, ai u zhvendos në Greqi dhe filloi të punojë si një artist i pavarur. Në këtë mjedis të ri, Kote u zhvillua. Gjatë dekadës që ai ka banuar në Greqi, kontaktoi me artistë prestigjioze, si dhe koleksionuas publike dhe private.
Gjithmonë në kërkim të zgjerimit të fushëveprimit të tij, Kote u shpërngul në Toronto dhe në vitin 2009, ai u vendos ne New York.
Sot, Kote ende jeton në New York City. Ai cilesohet si nje nga zerat e rinj te artit modern.
Ekspozita:
2010 International art expo, New York
2009 « Winter Collection », Art Avenue, Toronto
2008 «Autumn», Art Avenue, Toronto
2007 «Landscapes» Art Avenue, Toronto
2006 «Transition», Art Avenue, Toronto
2005 «Evolution», Art Avenue, Toronto
2001 Toronto International Art fair
Koleksione Private:
Art Avenue Fine Art Gallery Toronto, Canada;
National Research Centre Thessaloniki, Grèce.