Petro Marko

Dhërmi, 25 nëntor 1913 – Tiranë, 27 dhjetor 1991.

Petro Marko ishte arsimtar, publicist, gazetar dhe shkrimtar, një nga zërat e fuqishëm të letërsisë shqiptare të shekullit XX. 

I lindur në Dhërmi me prindër Marko e Zoica 

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes më 1924, shkoi në Shkollën Tregtare në Vlorë të cilën e mbaroi më 1932. Në atë shkollë pati, ndër të tjerë, si drejtor arsimtarin e studiuesin Kolë Kamsi dhe si mësues Ernest Koliqin. 

Puna e pare ishte si mësues në Dhërmi, më pas në Dhuvjan të Dropullit. 

Me pas shkon në Athinë, ku hyn në fakultetin e letërsisë, pastaj kalon ne nje shkolle jo shteterore në fakultetin ekonomiko-politik. Por nuk qëndon shumë e kthehet në Shqipëri dhe shkruan për gazetat “Koha e Re”, “Illyria”, etj.). 

Më 1936 boton revistën “ABC” bashkë me Branko Merxhanin, Dhimitër Godellin, Zavalanin, Migjenin, e cila u mbyll pas numrit të 2-të; e internojnë në Porto Palermo (2 javë) e pastaj në Llogara dhe lirohet. Bashkëpunon në “Përpjekja shqiptare” e B. Merxhanit.

Me 1937 shkon në Marsejë, e me pas në Paris taken Llazar Fundon e Ali Kelmendin dhe caktohet kryetari i grupit prej 113 vetash që u nis për në Albacete ku ishte qendra e Brigadave Internacionale. Bashkohet me vullnetarët e brigadës “Garibaldi” në Spanjë, Merr pjesë në Mbledhjen e Shkrimtarëve Antifashistë në Valencia, ku ishin dhe Ernest Hemingway, Pablo Neruda, etj. Pastaj leviz ne disa sytete  ne Spanje e France i financuar nga Ndihma e Kuqe Internacionale si interbrigadist i ngarkua me agjitacionin në rininë universitare të Grenoble.

Hyn në Itali nga fundi i 1939 dhe kthehet në Dhërmi e me pas në Vlorë ku nis e harton trakte, shqip e italisht, kundra fashizmit. E burgosin në Vlorë, në Tiranë (maj 1940)… mbas marsit 1942 e nisin për Itali, Palermo e Ustikë. Pas çlirimit të jugut të Italisë nga forcat aleate anglo-amerikane del nga burgu dhe kalon në zonat e çliruara Italiane. Më 1944 arrestohet nga gjermanët nga të cilët shpëton në sajë të mësuesit të gjimnazit, Ernest Koliqit dhe po atë vit kthehet në Shqipëri.

Në përfundim të Luftës në vitin 1944 kthehet ne Shqipëri due organizon edhe ardhjen e gati 300 shqiptarëve tjerë qe lkishin mbetur jashte.  

Drejton gazetën “Bashkimi” në Tiranë nga 1945-1947, nga një kontroll i befasishëm i gjejnë shkrime jashtë vijës së partisë,dhe e burgosin. 

Lirohet më 15 maj 1950. 

1957 mësues në teknikumin “8 Nëntori”. 

1973 i hiqet e drejta për botim. 

Vepra:

Hasta la vista (1958) 

Qyteti i fundit (1960) 

Një emër në katër rrugë

“Ara në mal” – roman 

Nata e Ustikës (1989) 

Shpella e piratëve- roman 

Vepra autobiografike

“Horizont”- roman 

Fantazma dhe plani 3+4

Çuka e shtegtarit

Një natë dhe dy agime

“Stina e armëve” – roman 

“Halimi”- roman 

Shpella e pirateve

“Tregime”- tregime 

“Gazetari, mbreti e uria” – roman 

“Retë dhe gurët” – 2000

Ultimatumi- 2002

Tregime të zgjedhura– 2003

Mirënjohje:

Mjeshtër i Madh- 1998

Penda e Artë – 2000

“Qytetar Nderi” i Vlorës – 2002

Urdhri “Nderi i Kombit” – 2003

You cannot copy content of this page