Më 29 prill 1960 filloi nga puna qendra eksperimentale e Televizionit Shqiptar. Fillimi i transmetimeve shënoi lindjen e Televizionit Publik Shqiptar, TVSH. Spikerja Stoli Belli hapi programin në orën 10:00, para një kamere gjermane që ishte e vetmja në studion e vetme. Përshëndetja e parë përmes ekranit ishte ajo që shënoi edhe fillimin historisë që mban emrin Televizioni Shqiptar. Në ditën e parë të transmetimit u dha një film për fëmijë, një dokumentar, një koncert e më pas një tjetër film.
Gjithçka filloi në një banesë të thjeshtë, nga ku përshëndeti imazhi i parë i ekranit, Stoli Belli, Por pjesë e ketij fillimi të madh ishin Beqir Derhemi, Ilia Capo, Jani Mele, Stoli Beli, Vezir Hoxha, Riza Proseku dhe pranë tyre Emil Plumbi, Liri Celi, Sali Mensori, Petrit Qylafku, etj.
Nderim për të gjithë ata që punuan me vetmohim në gjithë këto vitë në sektorë të ndryshëm të TVSH dhe që dhanë kontributin e tyre në edukimin dhe argëtimin e brezave.