Me nismën e shoqatës “Komisia Letrare” të Shkodrës (themeluar nga Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Sotir Peci, Dom Ndre Mjeda, Mati Logoreci, dhe At Ambroz Marlaskaj), Biblioteka e kësaj Shoqate e përbërë nga 6000 tituj librash, krijuar në 10 korrik 1920 dhe e drejtuar nga Hilë Mosi, u vendos që të transferohej në Tiranë, pranë Ministrisë së Arsimit dhe më 10 dhjetor 1922 u shpall zyrtarisht krijimi i Bibliotekës Kombëtare. Drejtori i parë i saj ishte Karl Gurakuqi që qëndroi deri në vitin 1927, më pas ishin Sotir Kolea, Arkile, Tasi, Aleks Buda, Haki Stermilli, Selim Shpuza, Naxie Dumi, Dhimiter Grillo, Siri Shapllo, Shemsi Totozani, Marika Vogli etj.

biblioteka-kombetare
Boblioteka Kometare – Salla e kerkimit te materialeve

Biblioteka Kombëtare në vitin 1945 numëronte 15.000 vëllime. Koleksionet me karakter albanologjik u rritën kryesisht si rezultat i konfiskimit të disa librarive dhe bibliotekave private të personaliteteve të kul­tu­rës. Në fund të vitit 1947 fondi i saj numëronte rreth 100.000 vëllime.
Në vitin 1966 ajo u zhvendos në një pjesë të ndërtesës së re të Pallatit të Kulturës, ku gjendet dhe sot.
Biblioteka Kombetare (BKSh) numëron në fondet e veta rreth 1,124. 893 materiale bibliotekare, libra, periodikë, harta, atlase, mikrofilma e materiale të tjera. Më 21 shkurt 2013 në ndërtesën e vjetër të Bibliotekës Kombëtare u përurua Qendra e Dixhitalizimit, që do ti japë mundësi më të mëdha lexuesit të shfrytëzojë materialet e saj online. Sot Drejtore e Bibliotekës Kombëtare është Prof. Dr Persida Asllani.

Faqja web
https://www.bksh.al