Lek Gjoka222
Lek  Gjoka

Opinion nga Lek Gjoka
Shumë fjalë të bukura për bashkimin e diasporës qarkullojnë në masmediat e shqiptareve të Amerikës apo në mbledhjet e shoqatave shqiptarë ku një pjese lëvizin të gjitha gurët që të marrin flamurin e liderit por realiteti është komplet ndryshe këtu në Shtetet e Bashkuara te Amerikës . Përplasjet që oqeani jetësor të sjell , i cili është i përzier edhe me mallin e vendlindjes ka krijuar një klime të ftohjes polarë ndërmjet shqiptareve të mërguar.
-Do të jetosh i qete në Amerike?-është një shprehje e përdorur nga mjaft shqiptarë të Amerikës kohët e fundit -“duhet të rrish sa me larg kontakteve me shqiptaret !” ?
Perse është krijuar kjo klime ftohjeje?
Në ketë mënyra a mund të asimilohen me shpejt shqiptaret?
Cili është roli i shoqatave shqiptare?
Po brezi i ardhshëm i lindur në Amerike a do ta ndiejnë veten sadopak shqiptar apo do i harrojnë edhe emrin Shqipërisë, edhe rrënjët e tyre bashkë me gjuhën shqipe?

Ftohja ndërmjet shqiptareve ka ardhur për arsye nga me të ndryshme. Njëra nga arsyet është emigrimi i një shtrese me një kulturë minimale, me ndenjen e koprracisë ekstreme të cilët i bën të mos dalin fare ose shumë pak larg kornizës së jetës shtëpiake thëne ndryshe “pas punës nuk e kalojnë derën e oborrit”. Kjo shtrese ia ka harruar edhe emrin librit dhe jo ta blejë apo lexoje atë. Dukë notuar në një oqean vetmie kjo shtrese përveç këngëve tallava fale Youtubes ka zgjedhur një rruge tjetër “argëtimi” atë të epsheve personale !..
Në një rast në një kafe një shqiptar i martuar po i thoshte shokut të tij: -Po na ikën jeta këtu në Amerike pa asnjë dashnore, ishim shumë mirë në Shqipëri, nuk e di pse erdhëm këtu?
Kjo klimë e turbullt epshesh dhe thashethemesh i detyron shqiptaret të largohen sa me larg kontakteve me njëri-tjetrin duke krijuar një ftohje polare të përhershme.
Në një rast tjetër në një bisede miqsh një grua shqiptare tha:
-Edhe unë kam dëshirë të dal në kafe, të pi një birre me miq të mirë shqiptare, të bisedojmë, të largojmë stresin që na sjell jeta e përditshme këtu në mërgim por nuk kam asnjë të njohur që nga Shqipëria.
-Këtu ka shumë familje shqiptare të ardhur nga Shqipëria-ia priti një tjetër.
-E di po ku i njoh unë. Te shtiren si engjëj dhe respektin tënd pastaj e shikojnë dhe e shfrytëzojnë si ndiejnë epshesh dhe pa pikën e turpit ta thonë troç atë që ëndërrojnë të realizojnë tek ty. Qe të mos kem probleme familjare dhe stres që vjen nga sjellje të tilla jo normale detyrohem të rri sa me larg shqiptare. Sigurisht e di se në jete për dikë që ka probleme familjare apo mospërputhje ndjenjash do të ketë edhe flirte e tradhti bashkëshortore por jo të gjithë janë të tillë, jo të gjitha gratë mund ti fusësh në një thes por shpesh here miqësitë me këto njerëz mund te biesh viktime edhe pa dashje dhe te shkatërroj familjen.

Po roli i shoqatave shqiptare të Amerikës cili është?
Kush janë shumica e shqiptareve që aderojnë në këto shoqata?
Ka mjaft shoqata që duhen falënderuar që po mundohen të punojmë me ngulm për bashkimin kulturor, shpirtëror të shqiptare por ka edhe shoqata të tjera dikur edhe me emër që nën moton e bashkimit përçajnë shqiptaret e Amerikës.
Arsyet që ato i përçajnë janë të ndryshme sepse pjesa me e madhe shikojnë se çfarë përfitojnë nga aderimi në këto shoqata pra përfitim monetar, karrierist apo seksual. Ka edhe nga ato që nuk shikojnë asnjërën nga këto por të brumosur me botëkuptimin komunist , si ish natarë të sigurimit te shtetit diktatorial, ish oficere të ushtrisë popullore të diktaturës komuniste nuk mund të shkëputen dot nga mbledhjet e gjata komuniste, spiunimet ndaj miqve e shokëve dhe anëtarësimi në shoqata është si një “shërim” shpirtëror për këto hiena tru shpërlarë nga diktatura komuniste. Pjesa me e madhe e tyre janë anëtarësuar në një shoqate që thjesht ka ngelur në historinë e Shqipërisë por që tani shpesh here ka ndikuar negativisht në afrimin e shqiptareve te Amerikës me njeri-tjetrin. Sigurisht që në Shoqata ka edhe antikomuniste, njerëz të artit e të kulturës shqiptare që duhen lavdëruar për punën e mire por forca e tyre është e pa perfillshme ndaj me kalimin e kohës te zhgënjyer largohen prej tyre .
Gjithsesi një lajm i mirë që ka lidhje me kulturën familjare është tek brezi i ri. Fatmirësisht këto fëmije që po behën burra e gra e duan Shqipërinë me shumë se ne që kemi një jete atje. Ndiejnë krenari së janë me prejardhje shqiptare gjaku i Nënë Terezës dhe ketë e shprehin pa doreza në shoqërinë amerikane që i shoqëron në rrugën e jetës. Frika e asimilimit tek brezi i ardhshin nuk duhet të ekzistojë sepse sot ka ardhur koha e globalizmit dhe jo e zhdukjeve te kombeve.
Po gjuha shqipe te fëmijët e shqiptareve te Amerikës?
Po të krahasosh fëmijët e emigrantëve shqiptare të Amerikës me Evropën pa pike frike them së fëmijët e lindur në Amerike kanë dëshirë dhe e flasin gjuhen shqipe me mirë së fëmijët e lindur në Evrope. Hapja e shkollave shqipe është një lajm i mirë por që nuk ndikon aspak sepse në ato shkolla shkon në numër i papërfillshëm fëmijësh ,saktësisht shkojnë fëmijët e antareve të shoqatave dhe rrethi i tyre i ngushte familjaro-shoqëror. Shumica e shqiptareve nuk kane interes te dërgojnë fëmijët e tyre për te mësuar shqip neper te ashtuquajtura shkolla shqiptare ndaj besoj se asnjëherë nuk është faji i shumicës por i atyre qe “administrojnë” sepse një pjese prej tyre nuk janë personat e duhur me një baze te shëndoshe intelektuale qe mund te ndikojnë fuqishëm te diaspora shqiptare e Amerikës.

Duke kaluar nga viti në vit shqiptaret e Amerikës po i afrohen edhe me shumë globalizmit ndaj nuk do të jete shqetësuese sepse janë edhe arsyet e mësipërme si dhe mund të kete edhe të tjera arsy qe shqiptaret thonë “sa me larg nga shqiptareve”.
Largësia oqeanike nuk i asimilon dot shqiptaret por duhet që shoqatat shqiptare te afrojnë pranë tyre sa me shume intelektuale, të dëgjojnë fjalën e tyre.
Duhet të ndërtohet një masmedie që ti shërbeje komunitetit , duhet të ketë me shume gazeta ,revista kulturore-letrare, duhet të ketë një kanal televiziv të fuqishëm dhe jo qindra “kanale televizive” që prodhojnë shume pak ose aspak programe apo dokumentare që nesër të ngelin në histori e diasporës shqiptare te Amerikës. E vërteta e deri tanishme është se biznesmenët shqiptare nuk japin asnjë dollar ne shërbim te artit, kulturës shqiptare por vetëm ne shërbim të koncerteve tallava thjesht për interesa vetjake sikur janë mburrja, karrierizmi anadollak mendjemadhësia etj..
Vërtete kryeministri shqiptar Edi Rama trumbetoji me te madhe SAMITIN E MADH TE PRANVERES SE VITIT 2016 për bashkimin e diasporës shqiptare neper bote e sidomos ne SH.B.A-kes por thjeshte është një shashke për te tymosur popullin shqiptar te zhytur ne varfëri ekstreme, ne një korrupsion dhe pa shprese për rininë qe vetëm ëndërron te largohet nga vendlindja. Samiti i pranverës është një para përgatitje e Partisë Socialiste qe nesër nëse Evropa do ti kërkoje shtetit shqiptar votën e shqiptareve te diasporës te kenë mundësi manipulimi. Sigurisht edhe Partia Demokratike nuk po fle gjumë dhe do te përdore një shoqate me emër te madh tek historia e shqiptareve te Amerikës qe te ketë mundësi te administrojë votën e emigranteve ne favor te saj.E thëne shqip vota e shqiptareve te Amerikës do të vidhet një here nga të majtet e një here nga të djathtet.

 

Ashtu sikur nuk po ndërtohet dot një shtet shqiptar ne Ballkan për fajin e vete shqiptareve ashtu edhe Diaspora Shqiptare e Amerikës nuk do te bashkohet kurrë edhe për disa breza te tere dhe ftohja polare e shqiptareve te Amerikës do te vije e te shtohet çdo dite e me shume saqë një dite vetëm dhënia e votës për te zgjedhurit ne Shqipëri do ti kujtoje se ato janë shqiptare.

 

Jacksonville Florida
Nëntor 2014 – janar 2016