Lek Gjoka222
Lek Gjoka

Opinion nga Lek Gjoka
GazetaVatra.com
Shumë fjalë të bukura për bashkimin e diasporës qarkullojnë në masmediat e shqiptareve të Amerikes apo në mbledhjet e shoqatave shqiptarë ku një pjese levizin të gjitha guret që të marrin flamurin e liderit por realiteti është komplet ndryshë ketu në SH.B.A-kes.Përplasjet që oqeani jetesor të sjell , i cili është i përzier edhe me mallin e vendlindjes ka krijuar një klime të ftohjes polarë ndërmjet shqiptareve të mërguar.
-Do të jetosh i qete në Amerike?-është një shprehje e perdorur nga mjaft shqiptarë të Amerikes kohët e fundit-duhët të rrish sa me larg kontakteve me shqiptaret?
Përsë është krijuar kjo klime ftohjeje?
Në ketë mënyra a mund të asimilohën me shpejt shqiptaret?
Cili është roli i shoqatave shqiptare?
Po brezi i ardhshem i lindur në Amerike a do ta ndienjë veten sadopak shqiptar apo do i harrojnë edhe emrin Shqipërisë, edhe rrenjët e tyrë bashkë me gjuhën shqipe?

Ftohja ndërmjet shqiptareve ka ardhur për arsy nga me të ndryshmë.Njëra nga arsyet është emigrimi i një shtrese me një kulturë minimale, me ndienjen e kopracisë ekstreme të cilët i bën të mos dalin fare ose shumë pak larg kornizes së jetes shtepiake thene ndryshe “pas punes nuk e kalojnë deren e oborrit”.Kjo shtres ia ka harruar edhe emrin librit dhe jo ta bleje apo lexoje ate.Dukë notuar në një oqean vetmie kjo shtrese përvec këngëve tallava fale Youtubes ka zgjedhur një rruge tjeter “argetimi” atë të epsheve seksuale !..
Në një rast në një kafe një shqiptar i martuar po i thoshte shokut të tij: -Po na iken jeta ketu në Amerike pa asnjë dashnore, ishim shumë mirë në Shqipëri, nuk e di pse erdhem ketu?
Kjo klimë e turbullt epshesh dhe thashethemesh i detyron shqiptaret të largohën sa me larg kontakteve me njëri-tjetrin duke krijuar një ftohjë polare të perhershme.
Në një rast tjeter në një bisede miqsh një grua shqiptare tha:
-Edhe unë kam dëshirë të dal në kafe, të pi një birre me miq të mirë shqiptare, të bisedojmë, të largojmë stresin që na sjell jeta e përditshmë ketu në mërgim por nuk kam asnjë të njohur që nga Shqipëria.
-Ketu ka shumë familje shqiptare të ardhur nga Shqipëria-ia priti një tjeter.
-E di po ku i njoh unë.Të shtiren si ëngjuj dhe respektin tënd pastaj e shikojnë dhe e shfrytëzojnë si ndienjë epshesh dhe pa pikën e turpit ta thonë troç atë që ëndërrojnë të realizojnë tek ty.Që të mos kem probleme familjare dhe stres që vjen nga sjellje të tilla jo normale detyrohem të rri sa me larg shqiptare.Sigurisht e di se në jete për dikë që ka probleme familjare apo mospërputhjë ndienjash do të kete edhe flite e tradhti bashkshortorë por jo të gjithë janë të tillë, jo të gjitha gratë mund ti fusësh në një thes.
Por realiteti tek keto njerëz me kulturë minimalë është ndryshë, janë komplet të qorruar nga realiteti dhe të gjitha gratë i dukën njëlloj, i peshojnë në të njejten peshore jete pse jo edhe me një grua të përdale.

Po roli i shoqatave shqiptare të Amerikes cili është?
Kush janë shumica e shqiptareve që oderojnë në keto shoqata?
Ka mjaft shoqata që duhen falenderuar që po mundohen të punojmë me ngulm për bashkimin kulturor, shpirteror të shqiptare por ka edhe shoqata të tjera dikur edhe me emer që nën moton e bashkimit përçajnë shqiptaret e Amerikes.
Arsytë që ato i përçajnë janë të ndryshme sepse pjesa me e madhe shikojnë se çfarë përfitojnë nga aderimi në keto shoqata pra përfitim monetar, karrierist apo seksual.Ka edhe nga ato që nuk shikojnë asnjërën nga keto por të brymosur me botkuptimin komunist , si ish antare të sigurimit te shtetit diktatorial, ish oficera të ushtrise popullore të diktatures komuniste nuk mund të shkëputen dot nga mbledhjet e gjata komuniste, spiunimet ndaj miqve e shokeve dhe antarsimi në shoqata është si një “shërim” shpirtëror për keto hiena tru shpërlare.Pjesa me e madhe e tyre janë antarsuar në një shoqate që thjesht ka ngelur në historinë e Shqipërise por që tani shpesh here ka ndikuar negativisht në afrimin e shqiptareve te Amerikes me njeri-tjetrin.Sigurisht që në Shoqata ka edhe antikomunista, njërez të artit e të kultures shqiptare që duhën lavderuar për punën e mire.
Gjithsesi një lajm i mirë që ka lidhje me kulturen familjare është tek brezi i ri.Fatmiresisht keto femijë që po bëhën burra e gra e duan Shqipërinë me shumë se ne që kemi një jete atje.Ndienje krenari së janë me prejardhje shqiptare gjaku i Nënë Terezes dhe kete e shprehin pa doreza në shoqërinë amerikane që i shoqëron në rrugën e jetes.Frika e asimilimit tëk brezi i ardhshen nuk duhet të ekzistojë.
Po gjuha shqipë?
Po të krahasosh femijet e emigrantave shqiptare të Amerikes me Evropen pa pike frike them së femijet e lindur në Amerike kanë dëshirë dhe e flasin gjuhen shqipe me mirë së femijet e lindur në Evrope.Hapja e shkollave shqipe është një lajm i mirë por që nuk ndikon aspak sepse në ato shkolla shkon në numer i papërfillshem femijesh ,saktesisht shkojnë femijet e antareve të shoqatave dhe rrethi i tyrë i ngushte familjaro-shoqëror.

Duke kaluar nga viti në vit shqiptaret e Amerikes po i afrohen edhe me shumë globalizmit ndaj nuk do të jete shqetesuese se per arsyet e mesiperme shqiptaret thonë sa me larg nga shqiptaret.
Largesia oqeanike nuk i asimilon dot shqiptaret por duhet që shoqatat shqiptare te afrojnë pranë tyre sa me shume intelektuale, të dëgjojnë fjalen e tyre.
Duhet të ndërtohet një masmedie që ti shërbeje komunitetit , duhet të kete me shume gazeta ,revista kulturore-letrare, duhet të kete një kanal televiziv të fuqishem dhe jo qindra “kanale televizive” që prodhojnë shume pak ose aspak programe apo dokumentare që neser të ngelin në histori e diaspores shqiptare te Amerikes.
Besoj që në një të ardhme të afert edhe qeverite shqiptare në Tiranë e Prishtinë duhet të jenë me afer diaspores shqiptare të Amerikes sepse edhe në si çdo qytetar tjeter i Evropes që jeton në Amerike të kemi të drejte të votojmë për politikanet që do të drejtojnë kombin shqiptar.Uroj që sa me shpejt të realizohet e drejta e votes për në shqiptaret e Amerikes në të kundert shqiptaret ketu do të thonë jo sa me larg shqiptareve por sa me larg vendlindjes që po na përbuz dhe na harron përfundisht nga politikanë shqiptar që për interesa personale e shtyjnë kombin shqiptar drejt gremines.

 

Jacksonville Florida
Nentor 2014.