Kolë Jakova lindi 25 nëntor 1915 në qytetin e Shkodrës. Në qytetin e lindjes mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, Shkollën Franceskane, e më pas Normalen pranë Gjimnazit të Shkodrës. Në 1935 u emërua mësues në Vaun e Dejës. u angazhua në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pas vitit 1944 Kola punoi në Ministrinë e Kulturës, në Komitetin e Arteve dhe Kulturës, në Teatrin Popullor, si Drejtor i këtij Teatri dhe në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Kola botoi vjershën e parë në vitin 1935 në revistën “Ciko” në Shkodër. Gjatë luftës shkroi “Kënga e tre heronjve të Shkodrës” dhe “Shqiponjat partizane” të cilat shumë shpejt nisën të këndoheshin si këngë. Por fusha kryesore në të cilën Kolë Jakova ka dhënë kontribut të veçantë është dramaturgjia. Në vitin 1950 boton “Halili dhe Hajria”, në vitin 1953, shkroi veprën “Heronjtë e Vigut”, 1954 dramën “Toka jonë”, “Përkolgjinajt” në vitin 1965, “Lulet e shegës” në vitin 1970, “Bashkë me agimin” në vitin 1975 dhe dramën “Lugajanet” në vitin 1997. Këto i dhanë një ndihmesë të konsiderueshme zhvillimit të dramaturgjisë por edhe të gjithë lëvizjes teatrore në Shqipëri. Njëkohësisht, Kolë Jakova është autor i disa romaneve si, “Fshati midis ujërave”, “Përballë hekurave të kryqëzuara” dhe “Kulla buzë liqenit”. Kolë Jakova është një nga figurat më të mëdha të dramaturgjisë shqiptare.
Më 16 Nëntor 2002 ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare
Tituj të veprave:
Si naltësohet katundi (1945)
Halili dhe Hajrija (1950)
Heronjtë e Vigut (1953)
Toka jonë (dramë, 1954)
Flladi i tetorit (1956)
Dhitë e egra (1958)
Kopshti i lulzuem (1958)
Briartat (1963)
Qiriu i fundit (1963)
Mbreti i Divave (1964)
Oshëtima e pyllit (1965)
Përkolgjinajt (dramë 1965)
Lavdi ushtarit (1966)
Garda Krutane (1967)
Dom Gjoni (1967)
Lulet e shegës (dramë 1970)
Ndihmë konkrete (1971)
Fshati mes ujrave (1972 roman satirik)
Përballë hekurave të kryqzuar (1973)
Bashkë me agimin (dramë 1975)
Poezia Shqipe
Kulla buzë liqenit (roman)
Lugajanët (dramë, 1997)
Shiko Dramën Toka jonë: