Pjetër Dungu u lind në Shkodër më 27 shkurt 1908. Në qytetin e lindjes kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Ai kishte pasion muzikën dhe filloi të merrej me të që kur ishte nxënës. Në vitin 1919 ishte oboist në orkestrën frymore të Gjimnazit. Në moshën 13 vjecare ekzekutoi një marsh. Në vitet 1929 deri më 1938 punoi në orkestrën frymore të Tiranës e më pas në Radio Tirana. Gjatë kësaj kohe Dungu kompozoi këngë, mblodhi këngë popullore dhe botoi vëllimin “Lyra” në të cilin përfshiu 50 këngë të vjetra qytetare shqiptare.

lyra-dungu

Në vitet 1944 deri më 1951 krijoi Orkestrën Frymore të Durrësit dhe ishte dirigjent i kësaj orkestre si dhe dirigjent i “Ansamblit artistik Durrësi”. Në vitin 1956 shfaqi operetën “Miqesia” dhe një vit më vonë operetën tjetër “Rrjeta e artë”. Pjeter Dungu ishte pedagog në Shkollën artistike në Durrës. Ai kompozoi shumë marshe, valse, fantazi, intermexo, arie, kantata, uvertura, suita, romanca, këngë të muzikës së lehtë, serenata etj
U nda nga jeta më 23 nëntor 1989 në Durrës.