Zihni Sako lindi më 27 mars të vitit 1912. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, kurse studimet e larta për filologji në Universitetin e Athinës në vitet 1931 – 1936. Pas kthimit në atdhe punoi fillimisht si mësues në Gjirokastër, Korçë e Berat dhe më vonë punoi në Gjimnazin e Gjirokastrës. Ka kryer një veprimatri të gjerë patriotike duke luftuar deri në çlirimin e vendit. Pas Çlirimit të atdheut kreu detyra të ndryshme; ka qenë sekretar i përgjithshem i Ministrisë së Arsimit, më vonë shkoi në Moskë ku ka dhënë gjuhë shqipe në Universitetin e Moskës. Më pas u rikthye në Shqipëri dhe punoi fillimisht në Institutin e Shkencave si sekretar dhe drejtues i sektorit të folklorit.
Zihniu është autori i njërit prej teksteve të parë të folklorit në shkollat e larta. Ndër veprat letrare të tij janë novela “Bereqeti”, “Ditë të gëzueshme”, disa vëllime me vjersha për fëmijë, vëllime me tregime etj.
U nda nga jeta në 16 shkurt të vitit 1981
Zihni Sako ishte folklorist, shkrimtar, profesor i shkencave. Ai hodhi themelet e folklorit shqiptar në formë institucionale.