Liza Laska u lind më 6 shkurt të vitit 1926 në Vlorë. Shkollimin e parë e mori në qytetin e lindjes.
Ajo filloi jetën artistike si aktore e Teatrit të Vlorës dhe më pas luajti për herë të parë në filmin “Malet me blerim mbuluar” në 1971 dhe që hapi rrugën e saj për shumë interpretime të tjera në ekran.
U nda nga jeta më 31 gusht 2014.
Ndër rolet kryesore të luajtur në Teatër mund të përmendim:
Të rinjtë, 1958
Shtëpia në periferi 1959
Tanja Abruzon, 1957
Prapa frontit, 1951
6 dashnorët, 1953
Opereta,Agimi, 1954
Në Gjenevë, 1957
Kush qesh i fundit 1963
Doktor Aleksi
Lidhur si fishek gjerdani
Fytyra e dytë, 1977
Luani i shtëpisë 1978
Pabesia, 1980
Buzeqeshjet e një mbrëmjeje, 1983
Filmografia:
Një ditë e mrekullueshme (2002)
Vdekja e burrit, (1991)
Kthimi i ushtrisë së vdekur, (1989)
Familja ime, (1987)
Dhe vjen një ditë, (1986)
Gurët e shtëpisë sime (1985)
Vendimi, (1984) si nëna
Dritat e qytezës, (1983)
Në prag të lirisë, (1981)
Plumba perandorit, (1980)
Liri a vdekje, (1979)
Gunat mbi tela, (1977)
Lulekuqet mbi mure, (1976)
Dimri i fundit, (1976)
Shtigje lufte, (1974)
Brazdat, (1973)
Malet me blerim mbuluar, (1971)
Për merita në fushën e artit në skenë dhe ekran Liza Laska mban titullin “Artiste e Merituar”. U larguan nga jeta në moshen 88 vjecare sot më 31 gusht 2014 në Vlorë.
Artistja e Popullit Violeta Manushi për Liza Laskën