Parlamenti Europian i mbledhur votoi 231 amendamente me konsensus mes dy grupeve kryesore politike. U votuan me shumicë votash amendamentet që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, duke vendosur në Shqipëri një sistem të ri drejtësie. Amendamentet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike më 18 qershor, ku është edhe amendamenti 83 i një grupi deputetësh, që u kërkon autoriteteve përfshirjen në votime rreth 2 milionë shqiptarë që jetojnë në emigracion.

PE

Me shumicë votash u miratoi amendamentin 157 propozuar nga Kukan, që shpreh “keqardhjen se autoritetet kompetente nuk kanë bërë një ndjekje penale efektive” dhe “i fton për të dhënë drejtësi, pa vonesë, mbi viktimat e ngjarjeve të 21 Janarit 2011”.

Eurodeputetët rrëzuan amendamentet që ishin hartuar nga Eurodeputetët grekë dhe bullgarë, mbi çështjet e pronave, detin, kishat, e ekzistencën e pakicave kombëtare bullgare në Shqipëri.