lek_gjoka1
Lek Gjoka

Nga Lek Gjoka

Ballkani nuk ka për të pasur kurrë paqe po që së vazhdon në rrugën e vjeter të urrejtjes nacionaliste.Vertete tingëllon e hidhur por realiteti është i tillë deri tani.Incidenti i fundit në Bosnjë me kryeministrin serb Vuçiq gjatë përkujtimit të 20 vjetorit të masakres së Sebrenices masaker që quhet dhe genocidi serb ndaj muslimaneve  boshnjake është një fryrje zjarri të përçarjes ballkanike.

Kush e gjuajti kryministrin serb Vuçiq me gurë dhe sende të forta dhe pse?
Farë e thjeshtë për tu kuptuar së ishtë ekstremizmi nacionalist i muslimaneve të Bosnjës.Arsyeja është e thjeshtë në pamje të parë por tepër e vështirë për tu zgjidhur.Urrejtja shekullorë midis popullit serb dhe popujve të tjere kojshi me të është shumë e madhe saqe Evropes i duhet një kujdes i madh që fuqia nacionalizmit ekstrem në Ballkan të mos shpërtheje.Historitë e hidhura plot gjak dhe dhimbje të diktatorit serb Millosheviç me kliken e tij ndaj kombësive të tjeta në ish-Jugosllavine janë akoma të fresketa sidomos në Bosnjë dhe Kosove .Fatmirësisht politikat e sotme të shteteve ballkanike kanë filluar të jenë shumë më paqesore së para ardhesit e tyre dhe kanë si qëllim të vetem bashkimin në familjen evropiane sepse vetem në BE popujt e tyre do të jetojnë me mirë dhe në paqe me njeri-tjetrin.Por jo të gjithë janë pro bashkimit në familjen evropiane sepse nacionalizmi ekstrem është futur në gen si dhe ndikimi rus për një Evrope të përçare sepse influenca e saj pastaj bie shumë poshtë osë i afrohet zeros.

Një pyetje e thjeshtë mund të shtrohet se cili komb në Ballkan është me nacionalist?
Të jesh nacionalist është një gjë shumë e mirë sepse i shërbën gjakut tënd , kombit tënd por të jesh nacionalist ekstrem është shumë e dëmshme si për kombin që përfaqson ashtu edhe për Evropen.Kombet me nacionaliste deri në ekstrem janë kombet e Ballkanit dhe ish-komuniste.
Historitë e hidhura të nacionalizmit ekstrem janë të shumta në shekullim që lame pas por dy histori janë genocid i pastër ndaj popullsise vendese.Në njëren nga keto dy genocide atë të Sebrenices kryeministri aktual serb të pakten u kërkojë falje viktimave dhe vendosi kurorë me lule ndërkohe që presidenti serb nuk pranoi sepse është direkt pasardhes i diktatorit Millosheviç.
Genocidi tjeter i shekullit të kaluar është ai e grekerve ndaj popullsise së pafajshme në Çamëri ku vrau gra dhe femi dhe shpërnguli me force nga trojet e veta etnike shekullore një krahinë të tëre me preteksin ngaqe janë muslimane dhe janë të sjelle nga pushtuesit otomane por e verteta historike është ndryshe.Shumica e muslimaneve të Çamërise  janë shqiptare të pastër që u kthyen për interesa përsonale në fene e pushtuesit osmano-turk si një pjese e madhe e popullsisë shqiptare në Shqipëri,Kosove,Maqedoni apo Mal të Zi.
Në mjaft raste politikanet dukë luajtur me emrin e nacionalizmit për përfitime përsonale mund të krijojnë edhe ngjarje vertete të hidhura sikur ndodhi kohet e fundit në Maqedoni ku listes së dëshmoreve shqiptare iu shtuan edhe dëshmorë të rinj në Kumanovë.

Shteteve të Ballkanit iu duhët një force e madhe politikanesh dhe intelektualesh që të ndergjesiojnë popujt e tyrë së nacionalizmi ekstrem, zgjerimi i territoreve në toka të hueja është i demshem jo vetem për Evropen por edhe për vete ato shtete.Shembulli me i fresket  ku fajtore është edhe vete Evropa është rrëmbimi i trojëve shqiptare në 1913 plage që ka vetem një shërim paqësor bashkimi sa me shpejt i gjithë Ballkanit në BE dhe largimi nga nacionalizmi ekstrem dhe kërkimi falje për çdo genocid ndaj popujve të pafajshem si dhe dëmshpërblimet në baze të ligjeve ndërkombtare.

Jacksonville Florid
11 Korrik 2015