Nga Selia e Shenjtë sot njoftohet se Papa Françesku u nis drejt Tokës së Shenjtë, për shtegtimin e dytë ndërkombëtar të papnisë së tija arriti në Aman të Jordanisë rreth orës 12.00, dhe rreth orës 13 e 30 u zhvillua Ceremonia e Mirëseardhjes në Pallatin Mbretëror ku u prit nga Mbreti e Mbretëresha e Jordanisë.

papa

 

Në orën 15:00 në Stadiumin Ndërkombëtar do të mbahet mesha. Për të përcjellë ngjarjen kanë shkuar mijëra gazetarë në kryeqytetin Aman që do të ndjekin ditën e parë të këtij shtegtimi.
 Jordania është vendi i parë i vizituar nga katër papë, këto pesëdhjetë vjetët e fundit.
Papa Françesku shkeli në trojet e këtij vendi për të konfirmuar impenjimin e Mbretit Abdallah në favor të dialogut ndërfetar e të paqes në një Lindje të Mesme. Ati i Shenjtë e viziton Jordaninë, për të njohur impenjimin e vendit në mirëpritjen e refugjatëve, gjë që rëndon mbi ekonominë e vendit te tij. Papa do të vazhdojë vizitën e tij në Betlehem, Palestinë më datë 25 dhe në Tel Aviv, Izrael më dt 26.