Sipas Institutit të Statistikave pagat mujore për të punësuarit në sektorin privat dhe shtetëror që nga viti 2000 deri në 2011 kanë pësuar një rritje gati 3 herë.

photo(1)
Në sektorin e Industrisë në vitin 2000 ka qenë një pagë prej 13,355 lekë kurse në vitin 2011 është bërë 35,746 lekë
Në sektorin e Ndërtimit  në vitin 2000 paga ka qenë 12,489 lekë dhe në vitin 2009 për shkak të një rritje të ndërtimeve pati një rritje deri në 42,706 lekë, por në vitin 2011 paga ra në 35,458.
Sektori i Transportit dhe Komunikacionit ka pasur dhe ka rrogat më të larta në Shqipëri, në vitin 2000, rroga në këtë sektor ka qenë 16,225 lekë, duke pësuar një rritje uniforme ndër vite deri në 2011 në 55,476 lekë.
Në sektorin e Tregëtisë kanë qenë rrogat më të vogla, në vitin 2000, rroga ka qenë 10,889 lekë për të arritur në vitin 2011 në 32,962 lekë
Në sektorin e Shërbimeve në vitin 2000 rrogat kanë qenë 13,012 lekë dhe kanë pësuar një rritje graduale deri në vitin 2011 për të arritur në shifrën 31,819 që përbëjnë edhe rrogat më të ulëta për këtë vit në Shqipëri
Pra për periudhën 2000-2011 rrogat më të larta kanë qenë në sektorin e Transportit dhe Komunikacionit dhe më të ultat në Shërbime dhe Tregëti