Odhise Grillo, shkrimtari i zemrave të vogla
Odhise Grillo u lind më 21 mars në vitin 1932 në Vuno të Himarës. Në Vlorë ndoqi shkollën fillore ndërsa të mesmen e vazhdoi tek gjimnazi “Qemal Stafa në Tiranë, ku vazhdoi edhe universitetin në Fakultetin Histori-filologji në degën gjuhë e letërsi shqipe në vitin 1962. Pas mbarimit të shkollës për një kohë të gjatë punoi në revistën “Hosteni” pastaj në “Shtëpinë Qendrore të Krijimtarisë Popullore” e në fund në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, në redaksinë e letërsise për fëmijë. Grillo dha një kontribut të madh për letërsinë shqiptare. Ai ka botuar mbi 80 libra për fëmijë në prozë, poezi, studime kritike etj.

Shkrimtari Odhise Grillo
Grillo është fitues i dhjetra Cmimeve kombëtare. Ai është shpërblyer dhe mirënjohur nga Qendra Biografike e Cambridge-it në Angli (IBC), nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve të Letërsisë për Fëmijë dhe të Rinj në Mynih. U nderua me medaljen “2000 Milenium” nga Instituti Biografik Ndërkombëtar i Amerikës (ABI).
Odhise Grillo u nda nga jeta në Tiranë më 24 shtator të vitit 2003
Botime:
Shtatë ngjyrat
Ai që mundi perandorin
Balada e burrave të Vunoit
Balada e lirisë
Një zogë e një lule
Zërat e fëmijërisë
Njeriu i natës
Pushkë në bregdetë
Çamçakëzi
Një njeri u bë majmunë
Përtacukët
Historia e Skënderbeut
Lahuta e malësisë
Tradhti në sarajet Topiase
Don Kishoti i Mançës
Erdhi ditë e Arbrit
Erdhi Vjeshta
Thikë Pas Shpine
Përmbledhje me vjersha e poema
Përmbledhje me përralla
Novela e tregime
Romane e novela te ritreguara
Studime e kritika letrare
Përkthime etj.