seferi-kampion-evrope

Nuri Seferi e ka mposhtur hungarezin Tamas Lodi pas 12 raundeve.

 

Tajsoni shqiptar ka fituar në pikë 116-112, 118-110 dhe 119-109
Pas kësaj fitoreje, boksieri shqiptarë është stolisur me titullin e kampionit WBO të Evropës.

 

Nuri Seferi po vazhdon t’i radhitë sukseset në boksin profesionist. Boksieri shqiptarë e ka mposhtur hungarezin Tamas Lodi pas 12 raundeve.

Ndeshja është zhvilluar të premten në mbrëmje në Hamburg, para një numri të madh të tifozëve shqiptarë, që kishin udhëtuar nga shtete të ndryshme të Europës.
Bokstieri shqiptar Nuri Seferi gjatë karrierës si profesionist ka zhvilluar 42 meçe. Ai ka fituar 37 lufta, prej tyre 20 me nokaut. Kurse, ka gjashtë humbje, prej tyre një me nokaut.

Gjithashtu para fillimit të mecit këngëtari i njohur shqiptar Ramadani Krasniqi-Dani ka kënduar himinin shqiptar..
Stafi i Gazetes Vatra uron perzemersisht kampionin me te ri te Evropës  WBO  bokstierin  Nuri Seferi per fitimin e titulli kampion duke e ngritur me lart emrin e kombit shqiptar dhe flamurin kuq e zi plot krenari neper bote.