Ylli i këngës Shqiptare

Vaçe Zela u lind në (Lushnjë 7 prill 1939 – Bazel Zvicër 6 Shkurt 2014). Ndoqi Shkollën e Mesme të Përgjithëshme “Qemal Stafa” dhe më pas Institutin e Lartë të Arteve.

Vaçja filloi punë në Estradën e Ushtarit si këngëtare, ku qëndroi rreth një vit dhe më pas kaloi në Estradën e Shtetit (Teatri i Estradës). Herë mbas here Vaçja aktivizohej dhe merrte pjesë në koncertet që jepeshin brenda dhe jashtë vendit nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore.
Ajo mori pjesë në shumë Festivale të Këngës në RTV.
Në repertorin e saj shumë te pasur numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo gjithashtu ka interpretuar shumë këngë si pjesë të muzikës së filmave.
Vaçja ishte fituese 12 herë e Festivalit të Këngës në RTV që ishte aktiviteti më i rëndësishëm i muzikës shqiptare.
Ajo mori titullin më të lartë artistik “Artiste e Popullit” në vitin 1977 dhe nderuar me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

 

Violinisti i shquar

Ibrahim Madhi lindi më (Tiranë, 25 nëntor 1945 – Tiranë, 4 shkurt 2014)
Studioi në Liceun Artistik “J.Misja” Tiranë në 1963, diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në 1968. Vazhdon një specializim pasuniversitar pranë konservatorit “San Pietro a Maiella” në Napoli (Itali).

Në vitin 1962, ishte mësues i klasës së violinës në Liceun Artistik “J. Misja” dhe më pas, në 1965, pranë I.L.Arteve, për rreth 40-vjet.
Violinisti Ibrahim Madhi, ka bashkëpunuar me të gjitha orkestrat kryesore shqiptare (Orkestra Simfonike e RTV Shqiptar, Orkestra Simfonike e Teatrit të Operas dhe Baletit, Orkestra Simfonike e I.L.Arteve, Ansambli i Shtetit, Orkestra e Harqeve të I.L.Arteve etj). Ai ishte themelues dhe antar i trios së I.L.Arteve si dhe i Orkestrës së mirënjohur të Harqeve të këtij institucioni. Për kontributin e tij Ibrahim Madhi mban titullin e lartë “Artist i Popullit”.

 
Humoristi dhe Sportisti

Skënder Sallaku (Tiranë 25 janar 1935 – Tiranë 11 shkurt 2014).
Në 1957 hyri si aktor në Estradën e Shtetit ku u aktivizua deri në fund të vitit 1990, kohë kur doli në pension. Gjatë karrierës së tij Skënder Sallaku ka meritën e të qenit klouni i parë, i Cirkut tonë. Ka interpretuar si pantomimist te: “Karrigia”, “I vdekuri”, “Busti”, Boksi”, “Kuzhinieri”, “Pjatat”, “Bojaxhiu”, “Pija”, “Ariu”, “Valixhja”, “Kovat” etj. Ai është aktivizuar edhe në tablo të ndryshme akrobatike, në numra zhonglimi, numra me kafshë, kombinime biçikletash etj.
Në vitet 1959-1960, ai ka dalë kampion kombëtar në mundje.
Si aktor mbahet mend në rolet: “Oreksi i madh”, “Revolja e humbur” , “Gjuetia e fundit”, “Cirku në fshat”, “Kur hiqen maskat”, “Estrada në ekran”.
Është vlerësuar me titujt: “Artist i Popullit” dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”.

 
Mjeshtri i fundit i sazeve

Laver Bariu (Përmet 1929 – Përmet 2014). Pas vitin 1944 Laveri organizon grupin e tij, me të cilin mori pjesë edhe në Festivalin e parë Folklorik Kombëtar, Tiranë 1952, në të cilin ai vlerësohet me çmimin e parë si instrumentist popullor. Më 1954 bën regjistrimin e këngës së parë me saze, më 1957 regjistrohet si saze nga ekspedita shqiptaro-gjermane e paskëtaj më 1966 regjistron në Radio-Tirana veç të tjerash edhe tri kaba përmetare me klarinetë, për ta vazhduar punën cilësore me sazet e tij për të gjithë kohën. Ka marrë pjesë në të gjitha festivalet folklorike lokale dhe ato kombëtare. Ai mund të cilësohet si i fundit prej ustallarëve të traditës së madhe të sazeve të Shqipërisë së Jugut. Sazet e Laverit janë formacioni më i kompletuar i Sazeve të Jugut për periudhën ndërmjet viteve 1950-1990.

 
Nëna epike labe

Liza Laska (Vlorë 1926 – Vlorë 2014). Në vitin 1946 filloi punë në Teatrin Popullor në Tiranë. Më pas shkoi në Korçë, ku ishte aktore themeluese e teatrit profesionist të këtij qyteti, duke luajtur role kryesore, deri më vitin 1962. Nga ky vit ajo u bë një nga aktoret e para, që formuan trupën e Teatrit Profesionist të Vlorës. Punoi aty deri sa doli në pension, duke qenë aktore e parë, edhe duke mbajtur peshën më të madhe të roleve femra, me mbi 60 role të tilla. Ka luajtur mbi 22 role në filma shqiptarë dhe mbi 100 role në teatër. Ka spikatur posaçërisht në rolet e nënave epike.
Kinematografi:
“Shtigje lufte” (1974)
“Dimri i fundit” (1976)
“Lulëkuqe mbi mur” (1976)
“Guna mbi tela” (1977 etj.

 
Shkrimtari i vecantë

Skënder Drini (Voskopojë 1935 – Shkodër 2014). Ka kryer Universitetin e Tiranës dhe ka punuar si mësues në rrethet Tropojë, Burrel e në Shkodër në vitet 1954-1982. Drini ka qenë anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shkodrës. Ai ishte poliglot që zotëronte mjaft mirë italishten, frëngjishten e turqishten dhe komunikon në anglisht, serbokroatisht dhe rusisht.

Skënder Drini është një nga prozatorët më të veçantë dhe një nga zërat më origjinalë të letërsisë sonë. Vepra e tij përmban një gamë të gjerë tematikash e motivesh, që kanë lidhje me njeriun e kohës në të cilën janë shkruar, por edhe me individë dhe ngjarje historike, që përbëjnë elemente kombëtare.
Shkrimtari Skender Drini është nderuar me Çmimin e Republikës.

Botime

Letërsi për Fëmijë

Tregimet e së shtunës – tregime – 1965
Do të luajmë pas luftës – tregime – 1967
Tregime për botën tonë – tregime – 1967
Kompania e katërt – roman (Botimi I ’73) – 1967
Tregime të zgjedhura për fëmijë – tregime – 1977

Tregime:

Kumbimet e reja të pyjeve – 1972
Tregimet e veriut – 1977
Rruga e njeriut – 1990
I racconti del Nord ( Tregimet e Veriut) – perkthimi Pavlina Nasca, Bari , Itali, 2007

Romane:
Shqipja e kreshtave tona (Vol.I) – 1967
Shqipja e kreshtave tona (Vol.II) – 1970
Shqipja e kreshtave tona – Prishtinë, 1970
Kënga e dritës – 1970
Njeriu gjigant – 1973
Shembja e idhujve – 1975
Midis dy kohëve – 1978
Vraje tradhtinë – 1978
Kirurgët – 1984
Bajram Curri – Biografi e letrarizuar – 1984
Tanush Martini – 1990
Ishulli i qetë – Prishtine, 1996
Shfytyrimi – EuroRilindja, 1996
Eklipsi i hënës – 1998
Kthim në vetvete – Publicistikë analitike
Shekulli i Kosovës – 2000
Përballje – 2002
Nata është grua – 2004
Korbi – shtëpia botuese “Globus R”-Tiranë, 2007
Sonambul – shtëpia botuese “Ilar” -Tiranë, 2008
Parajsa e gjenive – shtëpia botuese “Ilar” -Tiranë 2009
Planeti i lodhur – 2012

 
Gjuhëtari i njohur

Shaban Demiraj (Vlorë 1920 – Tiranë 2014).
Shaban Demiraj, Profesor, akademik, Mësuesi i Popullit, i laureuar disa herë me Çmim Republike, Mjeshtri i Madh i Punës, ish-kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Kreu shkollën e mesme në Tiranë dhe studimet e larta në Degën e Gjuhës Shqipe e të Letërsisë në Institutin Pedagogjik 2-vjeçar (1946–1948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954– 1955). Punoi si mësues në disa shkolla të mesme. Nga viti 1954 filloi punën si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik e më pas në UT, ku shërbeu deri në vitin 1990. Ai kishte një autoritet shkencor elitar, ishte një nga përfaqësuesit më të shquar të fushës së gjuhësisë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Botime:
“Gramatika historike e gjuhës shqipe”
“Gjuha shqipe dhe historia e saj”
“Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët”
“Fonologjia historike e gjuhës shqipe”
“Prejardhja e Shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe”
“Gjuhësi ballkanike” etj.

 

Aktori i komedisë

Fadil Kujovska (Tiranë 1951 – Tiranë 2014). Studimet e larta për aktrim, i kreu në Institutin e Lartë të Arteve dhe në vitin 1974 filloi punë në Televizionin Shqiptar. Në vitin 1975 interpretoi në Teatrin e Gjirokastrës, ndërsa nga viti 1978 ishte aktor në Teatrin Kombëtar. Spikati si aktor i planit komik e satirik. Kujovska u dallua veçanërisht për karakterizimin e figurave që vinin nga shtresat e ulëta shoqërore apo rangjet administrative.
Më 1978 krijoi shëmbëllimin e figurës së njohur të Shvejkut në komedinë e Gjikë Kurtiqit “Miq të paftuar”, nxitur nga romani i mirënjohur i Hashekut “Ushtari i mirë Shvejk”.
Roli komik më i njohur i tij është ai me emrin Cuk, në filmin shqiptar “Dy herë Mat”.

 
Mjedologu

Mentor Quku (Bilisht Korçë 1939 – Shkodër 2014). Ka dhënë mësim në një fshat pranë Kuklit për gati 30 vjet. Fillimisht ka punuar për letërsinë për fëmijë. Ka shkruar një temë për kontributin e Mjedës dhe me atë rast është njohur me veprimtarin e tij nëpërmjet fshatarëve, që kishin jetuar me të. Mbaroi për mësues Kimi-Biologjie, edhe kishte dy diploma në këtë fushë, por ka patur dhe rastin të njoh punën e Mjedës për rreth 40 vjet. Ka kërkuar mbi krijimtarinë e Mjedës, në arkivat e Vjenës, Romës, Vatikanit, Jezuitëve, të Danimarkës etj. Botoi studimin shumë vëllimesh “Mjeda”.

 
Autori dhe përkthyesi

Amik Kasoruho (Tiranë 1932 – Tiranë 2014). Në moshën 17-vjeçare u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burg. Ka përkthyer letërsi nga Pirandelo, Ibanjezi, Alende, Robins, Brontë, Hawthorne. Kasoruho ishte më tepër i njohur ai autor, se si përkthyes. Letërsia, eseistika apo publicistika e tij më e rëndësishme është në veprat “Midis burgut dhe dritës”, “Çmimi i një ëndrre”, “Fluturimi i gjatë i një ore”, apo “Një ankth gjysmëshekullor – Shqipëria e Enver Hoxhës”. Vitet e fundit ka botuar në Kosovë romanin autobiografik “Ikje nga trilli i perëndive”.

 
Humorist dhe komentator i sportit

Veli Rada (Tiranë 1942 – Tiranë 2014). Studioi për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, dega e Dramës. Në vitin 1983, filloi punë si aktor në Estradën e Tiranës, ku punoi për 35 vjet. Ka luajtur shumë role në estradë, komedi, skeçe, monologë, kuplete dhe disa zhanre të tjera të humorit ishin dhe do të mbeten pjesa më e madhe e krijimtarisë së tij. Veli Radi ishte edhe një nga komentatorët sportive më të njohur të Radio Tiranës për dekada. Pas viteve ’90 Veli Rada u përfshi edhe në politikë. Ai ka dhënë kontributin e tij në Partinë Demokratike në Shqipëri.

 
Aktori i karaktereve

Petraq Xhillari (Përmet 1943 – Tiranë 2014). Mbaroi shkollën e lartë për aktrim te “Aleksandër Moisiu”, në vitin 1965. Në vitin 1971 filloi punë në Teatrin Popullor, ku punoi deri në 1994-ën. Njihet në rolet e tij në kinematografi me filmat: “Njeriu me top”, “I treti”, “Vëllezër dhe shokë” etj. Në 1994 hapi një Teatër privat “Kafe Teatër”, por që nuk mundi ta mbajë gjatë për mungesë financimi. Ka qenë një nga aktorët e spikatur e roleve të karaktereve.

 

Arkeologu i mirënjohur

Bep Jubani (Shkodër 2 nëntor 1935 – Shkodër 7 janar 2014)
Studioi në Universitetin e Shën Pjetërburgut. Profesor Jubani zhvilloi metodat e studimit të qeramikës dhe gërmimit të vendbanimeve arkeologjike. Gërmimet në fillimin e viteve 1960 në qytezën e Gajtanit përbënin provën e parë të hulumtimit intensiv të një qendre të fortifikuar prehistorike në vendin tonë nga studiues shqiptarë.
Jubani publikoi një botim serioz për qeramikën prehistorike të vendbanimit. Profesor Jubani studioi vendbanime të Shqipërisë juglindore, si ai i Kamnikut në Kolonjë dhe veçanërisht varrezat tumulare të Shqipërisë veriore, Krumë, Çinamak, Kënetë (të Kukësit), Shkrel dhe Shtoj në zonën e Shkodrës. Nga këto studime Jubani përgatiti një monografie me mbi 400 faqe.
Në 1969, në botimin “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve” të Universitetit Shtetëror të Tiranës, ai trajton disa pikëpamje për tiparet e përbashkëta të riteve të varrimit të Ilirëve të trevave jugore e veriore të Shqipërisë.
Ndihmesa e Jubanit për veprën e madhe kolektive “Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë”, e shtyu të trajtojë edhe probleme të tjera të historisë së lashtë të Shqipërisë si çështje të binomit Dyrrah-Epidamn.
Profesor Bep Jubani na ka lënë edhe një numër të madh vrojtimesh sistematike të shumë zonave të Shqipërisë qendrore dhe veriore, ai ka qenë sekretari i parë i redaksisë së revistës shkencore “Iliria”, ai ka ndihmesën e vet në prezantimin me nivel të lartë shkencor të arkeologjisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Ai la mbi 60 punimet shkencore.

 

Poeti dhe autori i teksteve të këngëve

Gjok Beci (Kurbnesh 30 korrik 1939 – Tiranë 14 shkurt 2014
“Kur zgjohen Bjeshkët”. Por, pas një pauze të gjatë prej 20 vitesh, ka botuar librin “Zambaku im”, 1990. Për të vazhduar në këto kohë me disa vëllime të tjera poetike, si: “Qiell e dhe”, “Antologjia e shpirtit” (1, 2), “Thuj vetes ec” dhe “Plis në Luvër”, “Xhamadan i trimërisë”, u vlerësua me çmimin e parë. Duke vazhduar më tej me “Një zambak i bardhë mbi gur”, “Dy gëzime në një ditë”, të cilat janë me çmime të para, në Festivalin e ’90-s, saktësisht 4 vite pasi Gjoka filloi studimet e larta për Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1986.
“Një zambak i bardhë mbi gur”, “Dy gëzime në një ditë”, të cilat janë me çmime të para, në Festivalin e ’90-s, saktësisht 4 vite pasi Gjoka filloi studimet e larta për Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1986. këngët e shkruara nga Gjoka, kanë pasur këngëtarët nga diaspora, ata të rrymës popullore, siç janë: Shkurte Fejza, Ismet Rexhepi (Maqedoni), Ilir Shaqiri, Nikollë Nikprela, Myfarete Laze, Kastriot Tusha, Gëzim Nika, Arif Vladi, Manjola Nallbani, Artiola Toska e shumë të tjerë

Krijimtaria e poetike e Becit ka filluar në vitet ‘70, kur ai publikoi vëllimin poetik “Kur zgjohen bjeshkët”. e me pas vëllimin e dytë poetik, “Zambaku im” në vitin 1990. Pas viteve 90 botoi një seri me vëllime poetike, si:“Qiell e Dhe”, “Antologjia e Shpirtit” (1, 2) dhe “Thuj vetes ec”, etj.

Poeti Gjok Beci është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës” në vitin 2009.

 

Donika e filmit

Besa Imami (Gjakovë, 8 gusht 1928 – Tiranë, 21 shtator 2014) Gjatë kohës së luftës se dyte boterore, Besa ishte anëtare e organizatës “Debatik”. Në vitin 1946 hyri në trupën e Teatrit Popullor. Besa Imami është vlerësuar me titullin “Artiste e Merituar”.

Teatër:
Burri, burrë
Rrënjë të thella
Çështja ruse
Komploti i të dënuarve
Fundosja e skuadrës
Armiqtë
Mbi gërmadha
Mbreti Lir
Cuca e maleve
Lulet e shegës
Shënomëni dhe mua
Monserati
Streha e të harruarve

Kinematografi:
Skëndërbeu
Ndërgjegja
Brazdat
Në fillim të verës
Balada e Kurbinit
Women without wings
Eduart