Nga Beqir Cikaqi /
Mësimi shqip në Treviso dalngadal po e përfundon vitin shkollor 2014/15. Por gjatë këtijë viti e vizituan personalitete të ndryshme nga atdheu, e këtë të shtunë më 23 maj 2015 e vizituan dy figura të shquara të kombit shqiptar: Nënëlokja – Vitore Stefa Leka dhe Kozeta Zavalani, ku u njohen nga mësuesit e shkollës Malsore Shaqiri dhe Beqir Cikaqi, me aktivitetin, vështirësit dhe sfidat e shkollës, pjesëmarrjen e vijuesve dhe realizimin e planprogramit, etj.
Nënëlokja – Vitore Stefa Leka, është një aktiviste e devotshme e mërgatës shqiptare, antare nderi e 35 shoqatave anemban botës, njera nga drejtuesit e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, është poete e krijuese e disa librave, ku njera nga poezit(Pranvera) e saja me merit ka vend në librin Letërsi shqiptare(për nivelin III) të mësimit plotësues në diasporë. Ajo para të pranishmëve : mësuesve, nxënësve dhe prindërve të pranishëme shprehi fjalë lavdie për aktivitetin e shkolles, për mësuesit dhe Shoqatën ILIRIA si njëra ndër shoqatat më aktive në mërgatën shqiptare të Italisë…
Kozeta Zavalani, gazetare, spikere, redaktore e RTSH, autore e disa librave dhe shumë e shumë reportazheve, intervistave, e shkrimeve të publikuar, përfaqsuese e Fondacionit Nermin Vlora Falaschi… Përderisa zonja Vitore ishte e njohur për të pranishmit nga pjesëmarrja e sajë në disa aktivitete të ma parshme në këtë mjedisë, zonja Kozeta për herë të parë e vizitoi këtë mjedisë, dhe ishte e lumtur që po e përcjell një aktivitet kombëtar të shkollës shqipe të Trevisos, e cila funksionon në ombrellen e shoqatës ILIRIA, për të cilën shoqatë sikur u shprehë se ka njohuri nga Nënëlokja dhe shkrimet e lexuara nëpër gazeta, portale e mjete të informimit, etj. Premtoi se do të e viziton edhe herave tjera dhe do të sjellë edhe botimet e veta autoriale. Gazetarja Kozeta Zavalani para disa dite mori pjës në konferencë ndërkombëtare në Pescara të italisë me temën për abortin si problem negativi shoqërisë njerzore.
Të dya aktiviate të dielen do të jen prezent në garen ndërkombëtare KANONI I VENECIES, ku në mesin e shumë shteteve edhe barka me garist shqiptar dhe flamurin kombëtar.
Pas njohjes me aktivitetin e shkollës nga mësuesit dhe fjalëve miradie drejtuar drejtuar mësuesve, vijuesve dhe prindërve nga vizitoret-n musafirët e veqat, nxënësit e shkollës inerpretuan poezi për gjuhen, atdheun, shkollësn, dëshmorët, etj. çka u pëlqyen shumë nga zonjat e nderuar Kozeta Zavalani dhe Vitore Stefa Leka.