Jani Tane ka lindur më 04 gusht 1951 në Korçë. I ati kish lindur në Arrëzë të Kolonjës kurse e ema nga Trebicka eKorçës. Tane vazhdoi gjimnazin Themistokli Gërmenji të qytetit dhe më pas Institutin e Lartë të Arteve sot (Akademia e Arteve të Bukura), në Tiranë, në degën e dramës.

jani-tane-2
Regjisori Jani Tane

Që nga viti 1972, Jani punoi në Televizionin Shqiptar si regjisor i programeve e filmave për femijë dhe me vone punoi po si regjisor i programeve artistike dhe filmit televiziv.
Në vitin 1997 ndërpret aktivitetin e tij në Televizion, largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Perugia, Itali. Në këto vite bën punë të ndryshme që nuk kanë lidhje as me profesionin as me pasionin e tij. Por edhe këtu ai ndërton një studio modeste dhe bën disa dokumentarë.
Jani Tane që nga viti 2014 jeton në Toronto, Kanada.

 

Filmografia:

“Gjyshi partizan”
“Një ngjarje në liqen”
“Prindër të vegjël”
“Pak fresk sonte”
Dokumentarë:

“Në gjurmë të Mbretit Gent”
“Trokitje në historinë Ilire”
“Bujtina e fundit”
“Pellazgët në Itali” (në bashkëpunim me studjuesin Kol Marku)