Një film ruso-shqiptar mbështetur në veprën e Kadaresë

Ylli i kinematografisë botërore, regjisori i famshëm rus Aleksandër Sokurov, i cili ka fituar çmime të shumta ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Luanin e Artë në Festivalin e Venecias për filmin “Faust”, vizitoi Tiranën për të promovuar projektin e filmit ruso-shqiptar mbështetur në skenarin e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Aleksandër Sokurov
Regjisori rus Aleksandër Sokurov me Kryeministrin Rama

Filmi do të tregojë për fatin e dhimbshëm të grave ruse në Shqipëri në periudhën e prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Sokurovi mbajti një leksion me studentët e Universitetit të Arteve, si dhe u takua me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro.

Shumë shpejt duhet të nisë procesi i përzgjedhjes së aktorëve shqiptarë që do të luajnë në këtë film, ndërsa vetë xhirimi pritet të fillojë gjatë muajve në vijim.

(Sipas njoftimit të Ambasadës së Rusisë në Tiranë)

You cannot copy content of this page