Festohet 101 vjetori i Pavarsise së Shqiperisë dhe një vjetori i Deges së Shoqates Pan Shqiptare Vatra

leka_autor.

Nga Lek Gjoka

Gazeta Vatra

 

Jacksonville Florida,

23 Nentor 2013.

 

Edhe shqiptaret e Florides festuan diten e flamurit.Qindra e qindra shqiptare të ardhur nga Tampo, Orlando, Fort Launderdale, Naples u mblodhen në Marriot Hotel për të festuar 101 vjetorin e Pavarsise së Shqipërise.Merrte pjese edhe ambasadori i Shqiperisë në SH.B.A  zoti Gilbert Galanxhi si dhe kryetari i Shoqates Pan Shqiptare Vatra zoti Gjon Bupaj.Pas fjales se hapjes nga kryetari i Deges së Vatres në Jacksonville zoti Adriatik Spahiu i cili bëri një panoram të punes një vjeçare të Vatres e mori fjalen ambasadori i Shqipërisë.Ai pasi i falenderoi për ftesen foli për histori shekullorë të Vatres, për ndihmen e madhe në shpalljen e Pavarsise së Shqipërisë dhe në çdo aspekt tjeter kur fatet e Shqipërise pëshohëshin në kancelarite e fuqive të medhaja botërore si dhe për kontributin e pazevendesishëm për Pavarsinë e Kosoves dhe për të drejtat e shqiptarevë në Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Presheves dhe çështjën e Çamerise martire.Gjithashtu duke iu uruar festen e flamurit zoti Gilbert Galanxhi në emer të Qeverise shqiptare e quajti Diasporen shqiptare të Amerikes ambasadoret e Shqipërise në Amerike, ura lidhese midis popullit shqiptar dhe amerikan.Kryetari i Shoqates Pan Shqiptare Vatra zoti Gjon Buçaj tha se ndihej i lumtur që sontë festonte me shqiptaret e Florides 101 vjetorin e Pavarsise së Shqipërise dhe një vjetorin e Deges Vatra të Jacksonvilles.Ëndrra e Nolit dhe Konices fale dashurise së madhe të shqiptareve dalngadale po behët realitet fale Vatres, përkushtimi qytetar që megjithese në mergim Shqipëria është dielli që do të ngrohë çdo zemër shqiptare.Mëgjithese me pak vonese këngëtaret e famshem Irma Libohova dhe Petrit Lulo e ndezen salles.Këngë dhe vallja shqiptare u shkri në një me të gjithe shqiptaret dukë e kthyer këtë salle hoteli në një copëz Shqipërie ku të gjithë deshironin që kjo nate festive të mos mbaronte kurrë.