ngarkues_cell

Bashkimi Europian ka votuar (me 550 vota pro dhe 12 kundër) pro draftit për legjislacionin i cili përcakton kërkesat që duhet të plotësojnë ngarkuesit e telefonave celulare. Kjo do t’i detyrojë prodhuesit e celularëve të prodhojne një ngarkues universal. Ligji do të bëhet realitet për celularët smart që nga viti 2017. Rregullorja synon të ndihmojë konsumatorët, si dhe të ulë koston e mbetjeve elektronike, pasi karikuesi nuk do të jetë më i nevojshëm të ndërrohet bashkë me celularin. Deri tani ka në treg rreth 30 lloje ngarkuesish të ndryshëm. Prodhuesit kanë kohë 2 vjet për tu bërë gati për këtë ndryshim. Ligji që u vendos synon që të eleminojë rreth 51 mijë ton mbeturina ngarkues celularësh cdo vit.