ndoc-gjetja
Ndoc Gjetja – Athinë 1993, foto nga K.Traboini

Ndoc Gjetja lindi më 9 mars 1944 në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Kur ishte shtatë vjec, prindërit e tij u vendosën me banim në Lezhë. Në vitin 1970, filloi të botojë poezitë e para. Merret vetëm me poezi. Eshtë autor i disa vëllimeve poetike. Një studiues i njohur e ka cilësuar Ndocin poet që di me çdo varg t’i bjerë bukur tastierës së humanizmit. Nderroi jetë me 7 qershor 2010 ne qytetin e Lezhes.

Bashkëkohës me poetët Rudolf Marku, Preç Zogaj, Agim Isaku etj. Gjetja është prezantuar dikur si poet i të ashtuquajturit “grup i poetëve lezhjanë”, paçka se kontributi i tij në kulturë është edhe më konkret dhe i prekshëm. Mjafton të kujtojmë revistën e famshme për kohën “Skena dhe ekrani” dhe ke thënë Ndoc Gjetja. Një revistë të atyre standardeve nuk e kemi as sot njëzet vjet pas rënies së izolimit.
Ai ka qenë 13 vjet kryeredaktor i “Skenës” dhe është i vetëdijshëm se bashkë me poezinë, është një nga dy gjërat më të rëndësishme që ka bërë si kontribut në shoqëri.

Krijimtaria e tij u bë e njohur, në vitin 1971 kur kishte botuar vëllimin e parë poetik “Rrezatim”, pastaj erdhën gjashtë të tjerë: “Shqiponja rreh krahët” (1975),
“Qëndresa” (1977),
“E përditshme” (1982),
“Çaste” (1984),
“Poezi” (1987),
“Kthimet” (1991)
“Dhjata ime” (1998).

 

dhjataime-ndoci