Naim Frashëri u lind në 25 maj vitin 1846 në Frashër (Përmet). Në vendlindje mori mësimet e para dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea” (1869). Pas shkollës Naimi u bë zyrtar otoman në Sarandë, Berat dhe Janinë. Në vitin 1881 ai shkoi në Stamboll dhe filloi punë në Ministrinë e Kulturës. Në këtë kohë ai filloi të shkruante vjersha në persisht, dhe arriti të botojë më vonë një përmbledhje lirikash “Tejhyjylat” (Ëndërrimet, 1885).
Poema e tij e parë ishte “Shqipëria” (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës “Drita”, më pas “Dituria” (1884-1885), ku u botuan shumë vjersha të tij, e disa përkthime. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar.
Naim Frashëri vdiq në 20 tetor të vitit 1900 në Stamboll, Turqi.
Naimi shkroi 22 vepra ndër të cilat 4 në turqisht, 1 persisht, 2 greqisht dhe 15 në shqip.
Në Shqipëri për ndër të tij është krijuar “Urdhëri Naim Frashëri”.
Portreti i tij gjendet në kartmonedhën shqiptare 500 lekë e vitit 1992-1996 si dhe kartmonedhën 200 lekë e vitit 1996.
Veprat:
Kavaidiarisiyye ber tarzi nevin, Istanbul, 1871.
Ihtiraat ve kessfiyyat, Istanbul, 1881.
Fusuli erbea, Istanbul, 1884.
Tahayyülat, 1884.
Bagëti e Bujqësi, Bucharest, 1886.
E këndimit çunavet, Bucharest, 1886.
Istori e përgjithshme për mësonjëtoret të para, Bucharest, 1886.
Vjersha për mësonjëtoret të para, Bucharest, 1886.
Dituritë për mësonjëtoret të para, Bucharest, 1886.
O alithis pothos ton Skypetaron, Bucharest, 1886.
Luletë e Verësë, Bucharest, 1890.
Mësime, Bucharest, 1894.
Parajsa dhe fjala fluturake, Bucharest, 1894.
Gjithësia, Bucharest, 1895.
Fletore e bektashinjët,Bucharest, 1895.
O eros, Istanbul, 1895.
Iliadh’ e Omirit, Bucharest, 1896.
Histori e Skënderbeut, Bucharest, 1898.
Qerbelaja, Bucharest, 1898.
Istori e Shqipërisë, Sofia, 1899.
Shqipëria, Sofia, 1902.