Në një hartë të shpërndarë në internet ISIS tregon zonat që ka në plan të ketë nën kontrollin e saj brenda pesë viteve kapin një gjerësi territoriale në po thuajse krejt kontinentet- përjashto këtu Amerikën.Kjo hartë po qarkullon u shpërnda menjëherë pasi grupi islamik ISIS shpalli se ka vendosur “kalifatin” në disa territore të pushtuara prej tij në Irak dhe Siri tregon se cilat janë synimet e kësaj organizate.

Harta që shihni tregon se Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Greqia, Rumania dhe Bullgaria do të jenë pjesë e shtetit Islamik, por jo vetëm kaq kontrolli i ISIS do të shtrihet deri në Spanjë dhe Austri.

kalifati=-islaminizimi
Harta e grupi islamik ISIS

 

Pjesë e hartës së publikuar nga anëtarë të ISIS janë vendet që njihen apo konsiderohen me popullsi myslimane.

 

Më tej harta vazhdon me Lindjen e Mesme, Afriken e Veriut dhe disa vende aziatike.

Ndërkaq sipas prestigjozes “Daily Mail” Spanja pritet të jetë e para që mund të pushtohet dhe flitet për hapa e plane konkrete, sipas të cilave ky shtet do të jetë nën kontrollin e ISIS brenda vitit 2020.

Synohet që brenda 5 viteve, apo dhe cika më shumë ISIS të shtrihet pothuajse në të gjitha kontinentet, me përjashtim të Amerikës.

Militantët islamikë u kanë bërë thirrje muslimanëve të pajtohen dhe të bëhen pjesë e kësaj aleance dhe të refuzojnë demokracinë e cdo politike tjetër të perëndimit.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një video e publikuar në youtube tregonte shtetasin kosovar, Lavdërim Muhaxheri, I cili po festonte “çlirimin” e Mosulit dhe marrjen nën kontroll të këtij qyteti nga ISIS.

Lideri i grupit ekstremist ISIS, i bëri thirrje myslimanëve për të ardhur në territorin që grupi i tij ka konfiskuar, për të ndihmuar ndërtimin e një shtet Islamik, duke deklaruar, “Toka është e All-llahut.”

Ebu Bekr el-Bagdadi, kreu i shtetit Islam të Irakut dhe Levantit, tha nëpërmjet një audioje 19-minutëshe të publikuar dje në internet:

 ‘Myslimanë, nxitoni për shtetin tuaj, po, ky është shteti juaj’.

Në audion, e postuar në faqet sociale të  internetit nga militantët, udhëheqësi bëri thirrje të veçantë për ata myslimanë me aftësi praktike,  të tillë si mësues, gjykatës, mjekë, inxhinierë dhe njerëzit ushtarakë dhe me ekspertizë administrative, që të vijnë në përgjigje të nevojave specifike të myslimanëve”.

Duke ju kërkuar myslimanëve në mbarë botën të udhëtojnë në Lindjen e Mesme për t’u bashkuar me shtetin Islam, el-Bagdadi theksoi:

 “Nxitoni, për shkak se Siria nuk është e sirianëve dhe Iraku nuk është për irakianët”.

Ai gjithashtu i bëri thirrje luftëtarëve të xhihadit, për të rritur luftën në muajin e shenjtë të Ramazanit, e cila filloi të dielën.

Ai tha: “Në këtë muaj të virtytshëm apo në një muaj tjetër, nuk ka vepër më të mirë se xhihadi në rrugën e Allahut, në mënyrë që të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të ecin në rrugën tuaj pasardhësit tuaj”. “Kështu që drejt armëve, drejt armëve, ushtarët e Islamit, luftoni, luftoni.”

Audioja u publikua në internet dy ditë pasi organizata në mënyrë të njëanshme shpalli krijimin e një shtetit të Islamit, apo kalifatit, në vendin që ajo kontrollon. Ai gjithashtu shpalli al-Baghdadi kalif, në krye të shtetit apo të kalifatit dhe kërkoi që të gjithë myslimanët në mbarë botën të jenë besnikë ndaj tij.

Video