MIGJENI-02

Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) u lind më 13 tetor të vitit 1911 në Shkodër. Tragjeditë familjare të vdekjes së nënës të jatit dhe të vëllait ndoqën njëra tjetrën që kur ai ishte 5 vjeç. Migjeni u rrit nga gjyshja. Shkollën fillore e kreu në Shkodër kurse të mesmen e kreu në Manastir në Gjimnazin serb në Seminarin Shën Theologu. Pas shkollës u emërua mësues I shkollës fillore në Vrakë, Shko

dër në 1933 dhe më vonë në Pukë më 1934, nga Puka shkoi për kurim në Senatoriumin në Torre-Felice afër Torinos në Itali. Vdiq në Torre-Felice më 26 gusht 1938.

Ai u bë shpejt një nga shkrimtarët më të lexuar dhe me ndikim sidomos tek rinia në Shqipërinë e atyre viteve.
Në krijimtarinë e tij Migjeni shkroi tregime dhe vjersha në gazetat e revistat e kohës si tek “Bota e Re”, “Përpjekja Shqiptare”, “Illiria”, Jeta dhe kultura”, “Shqypnija e re” etj. duke përdorur një stil të ri për kohën dhe një varg të thyer në poezi.
Nga krijimtaria e tij ai veçohen “Të birtë e shekullit të ri”, “Zgjimi”, “Kanga e rinis”, “Kanga e të burgosunit”, te cilat janë shkruar në frymën e rrymave socialiste që kishin filluar të përvijoheshin në atë kohë. Si një pasqyrues realist e kritik i fenomeneve të kohës ai i shprehu fuqishëm në varg në poezitë “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni ?” “Shpirtënit shtegtarë”, etj., por edhe ne nje varg shkrimesh si, “Zoti të dhashtë” Të çelen arkapijat”, “Studenti në shtëpi”, , “Kanga skandaloze”, “Programi i një reviste”, “Novelë mbi krizën”, “Luli i vocërr”, “Zeneli”etj.
Ai shkroi për rreth 3 vjet në vitet 1933-1935 kur shërbeu si mësues. Gjatë kësaj kohe shkroi rreth 35 vjersha. Në vitin 1936 ai botoi librin “Vargje te lira” të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Libri I tij doli më vonë në vitin 1954 dhe u ribotua shumë herë. Në vitin 1958 iu dha titulli “Mësues i Popullit”, emri i tij iu vu Teatrit të Shkodrës dhe me vonë u realizua edhe një film artistik për jetën e tij.