Microsoft ka konfirmuar se markat Nokia dhe Windows Phone nuk do të përdoren më. Kompania do të përdorë emërtimin “Microsoft Lumia” për llogaritë e rrjeteve sociale ai dhe për pajisjet mobile. Llogaritë sociale të Nokia-së në Francë do të jenë të parat që do të marrin këtë markë të re.

Edhe aplikacionet Windows Phone tashmë do të riemërtohen aplikacione Lumia. Microsoft nuk ka zbuluar se çfarë marke do të përdorin telefonat inteligjentë Windows Phone. Ka shumë mundësi që të jetë një kombinim i logove të Microsoft-it dhe Lumia-së në panelet e tyre ballore dhe të pasme.

lumia

Kompania Nokia do të vazhdojë të ekzistojë akoma, por si pjesë e marrëveshjes me Microsoft-in, ajo nuk do të krijojë më telefona të rinj të paktën për disa vjet. Ajo do të fokusohet më shumë tek hartat, dhe do të sjellë softuerin e saj tek Android.