Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka dërguar një mesazh për 102-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kerry-independence

Mesazhi i plotë i Sekretarit te Shtetit të SHBA, John Kerry.
Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, uroj popullin e Shqipërisë për 102-vjetorin e pavarësisë më 28 nëntor.
Shqipëria është një aleate e fortë dhe e besueshme e NATO-s dhe një forcë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Falënderoj popullin shqiptar, për mbështetjen në misionet në Afganistan, si dhe për kontributin e menjëhershëm dhe të vlefshëm për koalicionin global kundër grupit ISIL.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin në mënyrë aktive përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur këkesat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ju përgëzoj për përparimin tuaj në rrugën drejt integrimit të plotë euroatlantik. Në këtë rast të vecantë, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Shqipërisë si partneri dhe aleati juaj i palëkundur.

urimi_kerry