anija_kore

271 persona, shumica e tyre nxënës në shkollë të mesme, janë shpallur të zhdukur pasi një anije udhëtarësh u mbyt në Korenë e Jugut të mërkurën, në atë që mund të quhet si katastrofa më e madhe detare. Anija po transportonte 462 njerëz, 25 prej të cilëve janë gjetur te vdekur. Shkaqet e animit dhe më pas mbytjes nuk janë të qarta, por disa të mbijetuar treguan se kishin dëgjuar një zhurmë të madhe përpara katastrofës. Ekipet e shpëtimit janë ende atje dhe janë ende në kërkim të trupave të humbur. Zyrtarët nuk kanë dhënë ende ndonjë shpjegim pse ka ardhur deri tek kjo fatkeqësi, por koha në ato momentet e aksidentit ishte e kthjellët.