Ekipet e shpëtimit në qytetin Soma të Turqisë sot kanë mbyllur operacionet e kërkimit pasi kanë gjetur dy trupa të minatorëve, që besohet se janë viktimat e fundit të tragjedisë së 13 majit.
Ministri i Energjisë, Taner Yildiz, ka njoftuar se numri i viktimave ka arritur në 301 ndërsa nga tragjedia kanë shpëtuar 485 minatorë të tjerë.
Si rezultat i tragjedisë, ka pasur protesta të shumta të mbarë Turqinë.