Mbreti i Spanjës Huan Karlos (Juan Carlos), duke bërë të ditur synimin e tij për të hequr dorë, pas gati 40 vjet në fron, tha se djali i tij Princ Felipe do të “hapë një epokë të re të shpresës për Spanjën. Një brez i ri duhet të jetë në ballë … të rinjtë me energjive të reja” tha mbreti 76 -vjeçar në një fjalim televiziv.

juan-carlos
Mbreti Huan Karlos

Djali i tij , Princi i kurorës Felipe, 45 vjeç, do të marrë përsipër fronin.
Huan Karlos është parë si një nga monarkët më të njohur në botë, por kohët e fundit shumë spanjollë kanë humbur besimin në të. Reputacioni i tij është errësuar nga një hetim i gjatë për korrupsion i vajzës së tij dhe bashkëshortit të saj.
Gjithashtu Mbreti, ka pasur probleme shëndetësore në vitet e fundit.
Princi Felipe dhe gruaja e tij kanë pasur rritje të popullaritetit në vitet e fundit. Felipe dhe gruaja e tij ish-prezantuese televizive Princesha Letizia, kanë marrë pjesë kohët e fundit në aktivitetet më të rëndësishme ceremoniale.

Princ Filipe dhe Pricesha Leticia