Martin Camaj lindi në Temal, Dushman të Dukagjinit më 21 korrik 1927 në vendin e quajtur Telumë-Kllogjena. I biri i Kolë Camës, njëherësh bari e bujk. Tereza, e ëma ishte nga Prekali, lindi i pari ndër shtatë fëmijë. Datëlindja 1925 duket të jetë një gabim shtypi. Famullitari i zonës, Atë David Pepa, shquajti tek ai tipare për të cilat e nisi në Shkodër kur ishte 7 vjeç, në Kolegjën Ksaveriane mori edukatë klasike. I ati vdes pak vite pasi Martini i vogël u fut në Kolegjë. Punon si mësues ndër fshatrat e Veriut mbas mbylljes së instituteve fetare të Shkodrës, pra edhe të shkollave e të seminareve të Françeskanëve e të Jezuitëve. Themeloi në Prekal shkollën ku veproi si mësues i vetëm, më 1947. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë me çetën e kapidan Gjon Destanishtës dhe mbas një kohe qe i detyruar me jetue në ilegalitet deri sa ia arriti me ikë në Jugosllavi bashkë me Atë Daniel Gjeçajn o.f.m. Kështu nuk pati më rast të kontaktojë me familjen, një vëlla i tij bëri 30 vjet burg. Në Beograd studioi romanistikën, sllavistikën, albanologjinë dhe letërsinë popullore shqiptare (1949-1955). Filloi me punue disertacionin mbi Buzukun.

Martin_Camaj
Martin Camaj

Në verën e vitit 1956 largohet edhe nga Jugosllavia dhe shkon në Itali për studime pasuniversitare, ku dhe kreu temën për Buzukun më 1960. Në Romë doktorohet dhe drejton revistën “Shêjzat” si kryeredaktor, nën përkujdesjen e Ernest Koliqit. Këtu njihet më përsëafërmi me botën arbëreshe, dhe jep leksione shqipeje në katedrën e Universitetit La Sapienza në Romë. Në Romë ndjek rrethet letrare të këtij qyteti, ku njihet edhe me autorët emigrantë nga vende të ndryshme lindore, rusë, rumunë dhe sidomos me poetë balltikë. Ishin të gjithë anëtarë të një PEN-klubi me qendër në Londër. Në janar 1960 vendoset në Mynih të Gjermanisë falë një sistemi shkëmbimesh akademike. Bëhet lektor pranë Universitetit “Ludwig Maximilian” të Münich-ut, më 1964 u bë Privatdozent. Më 1969 martohet me Erikën. Më 1970 bëhet profesor, e deri më 1990 jepte Albanologji në të njëjtin universitet. Jetoi në Lenggries, vend që i kujtonte trojet ku kishte lindë. Vdes më 12 mars të vitit 1992 në Mynih.

Vepra:

Është përfshirë thuajse në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë.

Kërkimet akademike të Camajt u përqëndruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhandër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. Vëllimi i tij i parë me varg klasik “Nji fyell ndër male”, Prishtinë 1953 (Një fyell ndër male), dhe “Kânga e vërrinit”, Prishtinë 1954 (Kënga e lëndinave), u frymëzuan nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroj shumë i afërt shpirtërisht edhe mbas shumë e shumë viteve në mërgim dhe pamundësia për t’u kthyer. Këto u ndoqën nga “Djella”, Romë 1958, një novelë me disa vargje mbi dashurinë e një mësuesi me një vajzë të re. Përmbledhja e poezive “Legjenda”, Romë 1964 dhe “Lirika mes dy moteve”, Munich 1967, kishte disa poezi nga “Kânga e vërrinit”, që u ribotuan në “Poezi” 1953-1967, Munich 1981. Vargu i pjekur i Camajt reflekton ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit italian Giuseppe Ungaretti (1888-1970). Karakteret metaforike dhe simbolike të gjuhës së tij rriten me kohën, siç ndodh edhe me rangun e temave poetike të tij. Një përzgjedhje e poezive të tij e përkthyer në Anglisht nga Leonard Fox në vëllimet “Selected Poetry”, New York 1990 (Poezi të zgjedhura), dhe “Palimpsest”, Munich & New York 1991.

Librat e botuar:

1-Nji fyell ndër male – Prishtinë 1953
2- Kanga e vërrinit – Prishtinë 1954
3-Djella (novelë) – Romë 1958
4- Meshari i Gjon Buzukut – Romë, 1960 Il “Messale” di Gjon Buzuku. Contributi linguistici allo studio della genesi, “Shêjzat”, Roma 1961.
5-Legjenda – Romë 1964
6-Lirika mes dy moteve – Munih 1967
7-Poezi (1953-1967)- Munih 1967
8-Tekst mësimor i gjuhës shqipe – Wiesbaden 1969
9- E folmja shqipe në provincën e Avelinos – Firence 1971
10- Antologjia: Këngë shqiptare – Dusseldorf 1974
11- Njeriu më vete dhe me të tjerë – 1978
12-Poezi 1981 [4]
13- Drandja (proza poetike)- Munih 1981
14-Rrathë (novelë) – 1981
15-hkundullima – 1985
16-Karpa [4] (novelë)- 1987
17-Poezi 1981
18-Tingujt e parë
19- Gramatika shqipe – Wiesbaden 1984

 

Botimet dygjuhësore:

Poezi (shqip-italisht)- 1985
Me pendlat e korbit të bardhë (shqip-gjermanisht)