Published On: Mon, Aug 8th, 2016

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë ne Lojërat Olimpike 2016

Majlinda-Kelmendi-1

Majlinda Kelmendi

 Majlinda Kelmendi ka shkruar historinë, duke siguruar medaljen e parë të artë olimpike për Kosovën, madje në pjesëmarrjen e parë të saj në Lojërat Olimpike për vitin 2016. Xhudistja pejane është treguar dominuese ndaj konkurrenteve, duke i fituar raundet një e nga një, për të mposhtur në finale, italianen, Odette Giuffrida.

Kosovarja mundi në gjysmëfinale, japonezen Misato Nakamura, e cila më herët eliminoi në çerekfinale xhudisten ruse, Natalia Kuziutina. Fitorja e bujshme në gjysmëfinale e Kelmendit, erdhi pasi kosovarja mundi në çerekfinale kundërshtaren, Christianne Legentil, duke u kualifikuar. Legentil e kishte eliminuar më parë Kelmendin në Olimpiadën e Londrës në vitin 2012. Por fitorja e kosovares u pa qartë si një lloj hakmarrjeje që rezultoi me fitore.

 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>