Lorik_Cana_Shqiperia12
Lorik Cana
Lorik Cana lindi më 27 korrik 1983, në Prishtinë. Ai njihet si futbollist profesionist që e ka rolin e mesfushorit. Aktualisht luan për Kombëtaren e Shqipërisë dhe për klubin e Italisë “S.S Lazio” në nivel ekipor.
Cana qysh si fëmijë emigroi me prindërit në Zvicër. Futbollin e ka pasur pasion që nga vogëlia, kështu që në adoleshencë filloi të luante për ekipin zviceran “Lausanne Sport”. Në periudhën sa ishte në Lusianne, ai ishte gjithnjë në formë të mirë dhe talenti i tij binte në sytë e drejtuesve të
“Paris Saint-Germain”.
Ata arritën ta radhitnin mesfushorin shqiptar nga Kosova në radhët e veta, në klubin e të rinjve. Loriku në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç. Por, pasi kaloi në mënyrë të shkëlqyer nga klubi i të rinjve parisienë, drejtuesit e klubit e angazhuan në radhët e seniorëve, kur ende nuk i kishte mbushur 19 vjet.
Në vitin 2002, mesfushori kosovar mori një ftesë nga përfaqësuesja e shpresave “U-12” të Shqipërisë, por e refuzoi. Ai ishte i sigurt se edhe në moshë të re mund të luante për Kombëtaren e Shqipërisë.
Viti 2003 për Lorik Canën ishte një vit karriere. Së pari, e mori ftesën nga Kombëtarja Shqiptare. Po të njëjtin vit, trajneri i njohur francez, Arsene Wenger, i dëshironte shërbimet e tij në klubin që e drejtonte për një kohë të gjatë, “Arsenal”. Por, ky transfer nuk u krye, pasi ishte mospërcaktimi i atëhershëm nacional që paraqiste probleme administrative. Ndërkohë, ai kurrë nuk u dorëzua në karrierën e tij të futbollistit. Vazhdoi të luante edhe 3 vjet për klubin “Paris Saint-Germain”.
Në vitin 2005, pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin e tij të asaj periudhe, Loriku vendos të largohet nga ky klub, për t’iu drejtuar klubit jugor francez “Olympique de Marseille”. Nga viti 2005, Lorik Cana arriti një sukses të madh në klubin “Marseille”, i cili u shndërrua në ikonën e klubit marsejez.
Lorik Cana njihet për veçantitë që i ka në fushë, të cilat gjithmonë di si t’i shfrytëzojë.
Më pas, Lorik Cana do t’i bashkohet klubit më në zë në Turqi “Galatasaray”, për një shumë prej 6 milionë eurosh.
Në stinorin 2011-2012, Cana u bë pjesë e ekipit italian “Lacio”.Ekipet ku luajti Lorik Cana:• “Lausanne Sport”
• “Paris Saint –Germain” (periudha 2000-2005)
• “Olympique de Marseille” (periudha (2005-2009)
• “Sunderland” (periudha (2009-2010)
• “Galatasaray” (periudha-(2010-2011)
• “S.S Lazio” (2011)Të arriturat në karrierë:• Fitues i Kupës së Francës, më 2004, me “Paris Saint-Germain”
• Nënkampion i Ligës së Parë të Francës, më 2004, me “Paris Saint-Germain”
• Finalist i Kupës së Francës, më 2006, me “Olympique de Marseille”
• Finalist i Kupës së Francës, më 2007, me “Olympique de Marseille”
• Nënkampion i Ligës së Parë të Francës, më 2009, me “Olimpique de Marseille” “Galatasaray”.