Lazër Filipi lindi në Shirq të Shkodrës më 7 shkurt të vitit 1921, është aktor dhe skenarist i mirënjohur shqiptar. Aktivitetin artistik e filloi që kur ishte partizan në 1943, me grupin teatral të Priskës. Në vitin 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor. Gjatë viteve 1947- 1950 kreu studimet në Çeki.

U nda nga jeta më 16 dhjetor 2016 në Tiranë.

lazer-filipi-2
Lazër Filipi, Artist i Merituar

Gjatë karrierës së tij të gjatë artistike interpretoi shumë role

Në teatër:
Vasili, Truviçi, Dobçinski, xha Shazua, Gjica, Ksanti, Klarku etj. Kryeroli i tij mbetet roli i Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”. Interpretoi me sukses edhe në shumë filma artisticë në kinematografi. Doli në pension më 1977, por nuk u shkëput nga skena, duke interpretuar role edhe në vitet 2003, Ali pashe Tepelenën, dhe në 2005 Napoleon Bonopartitin nga drama e Aleksandër Moisiut. Ka fituar disa çmime dhe mban titullin “Artist i Merituar”.

 

lenini-lazer_filipi
Lazër Filipi, në rolin e Leninit

Filmografia:
Tingulli i heshtjes – (2010) telenovele
Ne dhe Lenini – (2008)
Në emër të lirisë – (1987)
Nusja – (1980) Malesori
Koha nuk pret – (1984)
Shembja e idhujve – (1977)
Kapedani – (1972)
Pylli i lirisë – (1976)
Oshëtime në bregdet – (1966)
Tana – (1958)
Skenarist
Shpërthimi -(1974)

Nga Flori Slatina “60 Vjet Teatri Kombetar”