Nga Lek Gjoka

Kur të buzëqesh vargu” (Florida 2011) e ka pagëzur librin e tij të parë autori shqiptaro-amerikan Sandër Ruci në një frymarrje të re të letërsisë shqiptare të humorit kjo letërsi tipike sidomos në Shkodër. Lindja, buzëqeshja e librit të parë është si lindja e një djali pas një dashurie që noton në ndjenja dhe megjithë murlanin e thashethemeve e stuhitë e idhnimeve kjo dashuri udhëton në të
njejtat shina jete.

sander-ruci12
Sander Ruci

Titulli i librit është vazhdim i jetës skenike të autorit në një formë tjetër. Dikur ishim mësuar të shikonim në skenë, të na krijonte të qeshura të këndëshme, të na bënte të mendonim me humorin e tij, të na fshinte stresin që jëta e përditshme na sillte, ndërsa tani larg shumë larg Shkodrës së tij, në Florida na troket në portat e shpirtit dhe sikur thotë: -Përsëri po ju buzëqësh, sepse mërgimi më shtoi mallin për vendlindje, për Shkodrën, por nuk ma vret dot buzqëshjën që kam për spektatorin që më dhuroi aq shumë emocione në mbi tre dekada.

Libri hapet me poezinë ”Shkodra jonë” ku autori Ruci shpreh me plot pasion dashurinë që ai dhe cdo shkodran kanë për Shkodrën djepin e kulturës shqiptare, djepin e këngës popullore shkodrane, të humorit që e ngriti Shkodrën në pjedestal, ku për cdo shkodran feja e shkodranit është vetëm Shkodra vendi që i lindi dhe i rriti. Me plot humor i rreshton vargjet në rradhë dhe ju jep një shijë të ëmbël jete. Disa nga poezitë e autorit lexuesi i ka shijuar edhe në skenë si “Gomonia” ku autori me plot humor por dhe me sarkazëm shpreh një plagë të hapur të shoqërisë shqiptare të pas 91-shit ku mjaft vajza i mashtruan dhe iu shitën trupin dhe nderin udhëve të europës, kësaj plake shtrigë që gjithmonë na ka dhënë ledhatimin e njerkës.

Autori në “Amerikë e pasur” me një varg të thjeshtë e të ngarkuar plot emocion tregon respektin e tij të madh ndaj Amerikës që kushdo që troket në portat e saj iu hap derën, ju lë fatin në dorë por në të njejtën kohë po u mundove të abuzosh me fatin dhe ligjet e saj ta jep kusurin në dorë.

Një vend të vecantë në këtë vëllim zenë shokët, miqtë e kolegët e autorit si janë poezitë “elegji për Luan Borovën” këtij titani të krijimtarisë muzikore shkodrane dhe shqiptare që autori i drejtohet plot emocion në këto vargje:

Po t’drejtohem o artist
Që le shpirtin në pentagram
Kompozitor, instrumentist
Si talent i rrallë n’ballkan !..

Në “Ku je Tano Banush!.” autori shpreh në vargje virtytin e humoristin të madh shqiptar dhe në të njetën kohë, shqetësohet për humorin e sotëm që nuk ka atë frymëmarrje si dukur me artistët e mëdhenj shkodranë si Pavlin Preka, Katrina Biga, Gjosho Vasia, Landi Shala, Zyliha Miloti, Hasan Smaja, Bik Pepa etj.
Autori Ruci kujtohet edhe për mikun e tij të famshin Skënder Sollaku i cili, me humorin dhe talentin e tij të rrallë nuk pranon që pleqëria ti trokasë në derë.

Tek “Idil Dashurie” kemi një copëz jete të shoqërisë së sotme shqiptare të cliruar nga hallkat e diktaturës komuniste por që ka nisur udhëtimin në një barkë pa timon dhe lëviz nga ta cojë era e që përplaset me shkëmbijtë që mbijnë në shoqëritë e tilla në udhëkryqe.

Mungesa e vëndlindjes, dhe bashkëjetesa në emigracion e autorit me qindra e qindra emigrantë vijnë në vargjet e tij plot shpërthim ku autori i quan “Ajka e kombit është n’Mërgim” ku nëpërmjet dialogut me autorë realë na sjell jetën në mëgrim, me ëmbëlsinë, streset e vështrësitë e pafundme që trokasin në cdo kohë e vënd në jetën e emigrantëve shqiptarë.

Ndërsa në “Për emigrantin” autori Ruci shpërthen me të madhe si një oshëtimë bjeshke që emigranti të durojë ndonjëherë edhe sharjet e rastit apo pakënaqësitë se ai ka ikur për një qëllim, për një jetë më të mirë për fëmijët, për familjen, por në të njëtën kohë askush nuk duhet të durojë ti shahet vendi i tij, se Shqipëria, duhet të mbrohet.

Në të gjithë krijimtarinë e autorit Sandër Ruci, po ta sodisish në një këndvështrim të ri sigurisht që do të lundrosh një një botë të madhe emocionësh, në një oqean dallgësh që autori nuk mund dot ti mbajë në shpirt dhe shpërthen plot vrull. Libri mbyllet më poezinë “Serenatë shkodrane” ku më tepër le të flasin vetë vargjet e mëposhtme:

Ja Shkodra ra n’qetësi
e në oborrë t’gjana si nuse
e plot stoli
Po na e shndristë hana
Që udhëton ngadalë
Dritën e sajë tuj falë …
… Dhe lulevilet n’mur
Heshti edhe i fundit za
Në Shkodër n’gjumë ka ra

Ndërsa librin e mbyll plot ëmbëlsi me vargjet :

Por shpirti s’do t’ligshtohet
Shpreson kjo zemër ngrata
Se Shkodra prap do zgjohet
Me kangë e serenata

Në të njëzët e pesë krijimet e autorit Sandër Ruci lexuesi do të këtë fatin e mirë që të ketë një buzëqeshje të re që rrallë në një krijimtari të tillë mund të shijosh. Njëzët e pesë barcaleta të rëja sikur te japin një tjetër buzëqeshje, një tjetër ëmbëlsi jete nga humori plot me emocion. Sigurisht kjo është krijësa e parë e autorit që shikuesi dhe teleshikuesi e ka parë gjatë tridhjetë viteve në skenë. Në libër Ruci është munduar të hedhë ndjenjat e tij, pervec krijimarisë letrare në vargje bien në sy edhe dhjetëra fotografi artistike të përzgjedhura me kujdes nga autori dhe shtëpia botuese “xxx” të cilët sikur flasin jo vetëm me gjuhën e fotografisë por edhe më tepër ecin dhjetëra e dhjetëra vite nëpër karrierën plot vrull e shpirt të autorit Ruci. Lë të hapet pra plot vrull porta e parë e letërsisë së humorit për autorin e këtij libri Sandër Rucin, le ta presim të gjithë me buzëqeshje ashtu sikur autori na sjell neve lexuesve këtë krijesë :”Kur buzëqesh vargu“ ashtu sic na ka buzëqëshur dhe do të buzëqësh sërisht në skenë aktori i njohur Sandër Ruci i cili megjithëse jeton familjarisht në Jacksonville, Florida, buzëqeshjen e tij shpirtërore e ka nisur dhe do ta vazhdojë ta ketë në vendlindje, në Shkodërlocen e pazëvëndësueshme për të dhe të gjithë shkodranët.…