skenderbeu mbi biciklete

 

Nga Lek Gjoka

Qeveritaret nga Shqipëria çfarë nuk i afrojnë qytetareve të saj që të “rreshtohen” me popujt e tjere.Kjo është diçka shumë e mirë por kur keto qeveritare fyejnë heronjë kombetare kjo nuk mund të kapërdihet dot.

Dukë lundruar në internet kaloj për pak sekonda në profilin e kryetarit të ri të Bashkise se Tiranes zotit Erion Veliaj.Nuk iu besova syve.U çudita aq shumë së si një kryetar bashkie qe vjen disi enigmatik në politiken shqiptare ku në fund përfundoi në Partinë Socialiste parti që rrënjet i ka në diktaturen komuniste të beje një gafe të tille duke u munduar të reaklamoje një iniciative botërore “një dite pa makina”.Na afron në instiragram në profilin e tij një foto të heroit kombetar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu hipur mbi një biçiklete kineze.Sigurisht e kuptoj disi zgjedhjen e një biçiklete kineze sepse që nga koha e diktaturen komuniste kishin rënë në dashuri me Kinen komuniste dhe dashurinë për atë diktatature të eger na e serviren para pak ditësh kur në “festen” e Konferences se Pezes na shfaqen me paturpsinë me të madhe me fotografine e diktatorit Hoxha por ti “vjedhesh” kalin heroit kombëtar Gjergj Kastrioti mu në mes të Tiranes dhe publikisht dhe ti afrosh një biçiklete kineze duhet jo vetem të japesh dorheqjen si kryetar bashkie por të përfundosh pas hekurave sepse ke fyer figurat të historise kombëtare shqiptare.Përsë?Me qindra fotografi mund të gjesh në internet të tilla dhe askush nuk shqetesohet sepse është e drejta e gjithkujt të përdorë fotoshop.Sigurisht është e drejta e çdo njëriu privatisht të bëjë gjëra që ai i mendon pa demtuar të tjeret por kur je përson publik madje i veshur edhe me pushtet duhet ti përmbahesh kushtetutes se atij shteti që përfaqson.Në asnjë menyre ketu në Jacksonville Florida kryetari i bashkise nuk mund të afrojë në profilin e tij publik një foto të heroit gjeneralit Andrew Jackson ku dhe Jacksonvilla mori emrin e tij mbi biçiklete sepse do të ishtë një fyrje publike për gjithe qytetaret e Jacksonvilles.
Atehere perse kryetari i bashkise së Tiranës “vodhi” kalin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu dhe ia zevendesoi me një biçiklete kineze?
Perse shoqeria civile hesht në Shqipëri?
Perse partite politike heshtin ndaj një fyerje te tille?
Perse stafi i presidentit shqiptar hesht megjithese edhe presidenca shqiptare ka fyer heroin tonë kombëtar sa here që udheheqes të shtetit Turk vizitojnë Shqipërine dhe presidentin shqiptar ku pa pike turpi largojnë bustin e heroit kombetar Gjergj Kastrioti nga salla e pritjes ose ndryshojnë salle !.
Këmbanat e alarmit po fillojnë të bien.Kombi shqiptar po fillon të ndërgjegjsohet dhe nuk është një turme që politikanet me kërbaq dhe kulaq i sjellin si të duan.Sot brezi i ri nuk pranon me që politika ti fyej heronjtë ndaj të gjithë nuk duhët të bëjmë një sy qorr e një vesh shurdh por të reagojmë si një trup i vetem në shërbim të interesava kombëtare se vetem atëhere politikanet e korruptuar do të largohen nga skena politike dhe askush nuk do të guxoje me që heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ti “vjedhe” kalin dhe ti “afroi” një biçiklete kineze !..

 

 

Jacksonville Florida

21 Shtator 2015