Robert Papavrami është një nga figurat e njohura të muzikës në Shqipëri. Djali i doktorit Theodhor Papavrami, Roberti u rrit në një familje tradicionale, ku gjëja më e rëndësishme ishte detyra. Roberti i ri u shqua si violinist me shpirt, por që e vuante me shumë emocion interpretimin, kjo e shtyu atë që të bëhej pedagog i violinës. Ai gjithashtu kishte pasion gjuetinë, që gjithashtu e la se nuk mund të vriste një qenie të gjallë. Kështu nisi rrugën profesori i violinës, që për dekada nxorri shumë violinistë. Edhe pas vendosjes në Francë ku hapi një shkollë, ai vazhdoi me pasionin e tij për zbulimin e talenteve dhe formimin e violinistëve të rinj. Shumë nga nxënësit e tij kanë deputuar dhe vazhdojnë edhe sot të njihen me emër në skenat e botës. Një nga këta nxënës është edhe i biri Tedi Papavrami, sot violinist me famë botërore.

robert-papavrami
Robert Papavrami

Ceremonia për dekorimin e profesorit të njohur të violinës Robert Paprvrami u zhvillua në sallën e hartave në kryeministri.
“…Për një pedagog të jashtëzakonshëm, babait të Tedit, dhe së fundi diktator shembullor i dorëzoj këtë medalje, e cila shpreh nderimin dhe dashurinë e shumëkujt që s’është këtu sot”, tha Kryeministri para të pranishmëve në sallën e Hartave.
Gjatë fjalës e tij mes emocionit mjeshtëri i muzikës, Robert Papvrami la një porosi për Liceun Artistik.
“Violina mësohet 5 vitet e para, ato janë baza. Prandaj 8-vjeçarja e Liceut Artistik është baza”, tha Paravrami.