Kolë Idromeno, lindi më 15 gusht 1860 në Shkodër. Familja e tij, ishte një nga familjet më të njohura të Pargës në Çamëri. U vendos përfundimisht në Shkodër në 1856, ku i ati i tij Arsen Andre (Hidhromeno ose Hidromeno) u martua me Roza Saraçin. Kola, mësimet të para i mori në Shkodër, më vonë ai mësoi për vizatim pranë fotografit të njohur të qytetit, Pietro Marubi, i cili pasi dalloi tek nxënësi aftësi të veçanta, e këshilloi të atin ta dërgonte për studime jashtë vendit. Kështu Kola në moshën 15-vjeçare në 1875, filloi studimet për pikturë në Venecia. Më 1878 u kthye në Shqipëri dhe mori pjesë në bandën muzikore shkodrane, të parën bandë shqiptare. Kolën, përveç pikturës që e ushtronte vazhdimisht, e tërhiqte edhe fotografia që e shihte me kënaqësi në studion e Marubit. Duke parë aftësitë e të birit për fotografinë, i ati, hapi bashkë me të një atelie fotografie. Ndërkohë studioja e ngritur në vitin 1884, u bë e njohur në qytet dhe u quajt “Dritëshkronja Idromeno”, emër që edhe Marubi emërtoi atelien e tij “Dritëshkrojetoria Marubi”. Kolë Idromeno u martua me Gjyzepina Gaspër Muzhani.

autoportret_Idromeno
Kolë Idromeno – autoportret

Kolës i ndodhen dy ngjarje tragjike: në vitin 1888 i vdes djali dy vjeçar, i vetmi fëmijë i tij dhe më 1890, vdes motra e dashur Tone, 31 vjeçare.
Në 1912 Kola realizoi për herë të parë në shqipëri shfaqe kinematografike. Por Kola u bë i njohur jashtë vendit me veprat e paraqitura në ekspozitat ndërkombëtare në Budapest në vitin 1900 dhe në New York në vitin 1939.
Një tjetër fushë ku spikat gjenia e tij është arkitektura. Janë rreth 60 ndërtime private e publike të projektuara ai. Kolë Idromeno ishte piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, muzikant, e kompozitor këngësh shkodrane. Ai konsiderohet si një prej piktorëve më të mëdhenj të Shkollës Shkodrane të Arteve Pamore sëbashku me piktorin Ndoc Martini dhe Simon Rrotën. Kolë Idromeno vdiq më 12 dhjetor 1939 në Shkodër.

idromeno_motra_tone
Motra Tone – Kolë Idromeno

Piktura:

Bardhajt
Dymbëdhjetë luftëtarë pargaritë në barkë
Dy rrugët
E vorfna
Fshatarja
Furra e bukës
Gomari në udhë
Gjakmarrja
Harapi i beledijes
Kokë fëmije
Leka i Madh
Lugu i kusarëve
Malësori
Malësorja
Mbesa
Mësuesi
N. Xhuxha
Netë Kazanësh
Në pritë
Oborr shtëpie shkodrane
Plaku i Postribës
Portret burri
Portret gruaje
Portret fshatari
Portret muratori
Portreti i Cinës (Gjyzepines, e shoqja e tij)
Rozafa
Saloni me kolona
Skënderbeu
Shkrepi i Ulqinit
Vetëportreti
Vjehrri i Palok Kurtit
Dasma Shkodrane
Motra Tone.

Ishte skenograf i veprës Limani i Durrësit, dhe morri pjesë në krijimin e veprës teatrale Festa e vetëqeverimit të Shqipërisë.
Si arkitekt projektoi dhe drejtoi punimet e mbi 60 ndërtesave midis të cilave dhe fabrika, centrale elektrike, ndërtesën e kryqit të kuq dhe ish-gjimnazin Illyrikum.

Gjithashtu krijimtaria ne fushen e fotografise eshte shume e madhe dallohen fotografite:

Burra Mirditorë
Dy vajza nga Prekali
Grua Malësore
Malësori prej Shkodre
Nëna me fëmijën e saj
Portret vajze qytetare
Zadrimore duke tjerrë lesh