Nga Abaz T. Hoxha /

Studiues dhe historian i kinemase

Qe ne muajin mars kam hedhur shqetesimin per fatin e kinostudios, por fatkeqesisht asnje nga kineastet nuk u pergjigj. Tashme Kinostudio eshte marre e gjitha dhe po transformohet nuk di per care dhe nuk te thote njeri se cfare do behet ndersa Albafilmi eshte transferuar ne nje qoshe qe dikur ka qene nje magazine. Te gjitha ato figura te interpretimeve te aktoreve qe ishin vene neper mure me tendencen per te bere nje muze kinemaje jane zhdukur fare. Drejtori qe ishte emeruar para disa muajve dhe nuk pranoi nenshkrimin e kontrates per ta privatizuar dikush, eshte pushuar nga puna dhe ne vend te tij ka ardhur nje grua qe e ka neneshkruar ate kontrate dhe e ka spostruar seline e Albafilmit ne nje qoshe nga fundi i kopshtit.

kinostudio-4
Kinostudio

Edhe i vetmi objekt i mbetur i kinostudios ka rrezik te zhduket

Nga burime te ndryshme merret vesh se objekti i mbetur i Kinostudios sot Albafilm po bëhen perpjekje për ta privatizuar dhe për ta përdorur për qellime të tjera abusive jashte destinacionit. Nje veprim i tille do të ishte një goditje e rëndë për kulturën kombëtare, do të ishte një përcmim dhe mohim I veprës madhështore të disa brezave të kineastëve, regjisorëve. aktorëve, kompozitorëve të filmave piktorëve, operatorëve, inxhinerëve të profileve të ndryshme etj të cilët kanë krijuar nga e para një kulturë të re nga fillimi duke bërë sakrifica të pa numurta në kushtet e një sistemi diktatorial dhe të një vendi të vogël me mundësira minimale ekonomike duke xhiruar qindra filma kronikalë, dokumentarë, artistikë e vizatimorë që nuk janë vetëm vlera për kinematografinë por bëjnë pjesë ne historinë e kombit përgjithësisht.

Si një nga themeluesit e kinematografisë, si një studiues dhe historian i kinemasë. Pedagog i disa brezave, si kuadri i parë me arsim të lartë i saj, si kryeinxhineri i parë që jam marrë me ngritjen e të gjitha objekteve te kinematografisë që nga fillimi, si të prodhimit ashtu edhe të rrjetit të gjërë të kinemave që u ngritën në Shqipëri, dhe sidomos si themelues, organizator dhe drejtues I Arkivit Qendror të Filmit ku ruhet një pasuri e jashtëzakonëshme që ka të bëjë përgjithësisht me historinë e vendit , ndihem I indinjuar në rast se do viheshin në zbatim përpjekje të tilla për zhdukjen edhe te vetmit objekt që ende sot ekziston në fushen e kulturës. Them të vetmit mbasi janë zhdukur dhe po zhduken gradualisht të gjitha objektet që kanë të bëjnë me kinematografinë dhe historinë e saj duke krijuar idenë e një vendi antikulturë dhe pa asnjë traditë.

Një krim i shëmtuar ishte prishja e kinemasë së parë të ndërtuar në Shqipëri që ne vitin 1925-26 sic ishte Kinema Theatër Nacional (më vonë 17 Nëntori) kur vende të zhvilluara si Austria ruajnë si muze në qendër të Vienës kinemanë e parë të ndërtuar atje. Po kështu u prish kinema Partizani, kinemaja e parë e ndërtuar pas clirimit (1955), nuk u duken as gjurmët kinemave të ndërtuara në qytete të ndryshme të Shqipërisë në Tiranë, Elbasan, Fier, Lushnjë, Berat, Vlorë, Gjirokastër, Krujë, Lezhë, Skrapar Shkodër, Pukë, Librazhd, Sarandë, Delvinë,Bilisht e shumë të tjerave. U shkatëruan dhe u përdorën për skrap disa dhjetra aparatura lëvizëse dhe autokinema që jepnin shfaqje filmash në të gjitha skajet e vendit. Rrjeti kinematografik në Shqipëri u shpërbë plotësisht, kinematë u kthyen në qëndra bixhozi, bingo, dhe biznese të tjera , por jo për shfaqje filmash. Është një fatkeqësi e madhe dhe një revansh antikulturë kur cdo gjë po shpërbëhet kur figura tona të shquara të gazetarisë, letërsisë dhe shtypit që në fillim të shekullit të kaluar bënin thirrje që cdo Bashki e madhe ose e vogël, simbas mundësive ekonomike të ngrinte një kinema për ta tërhequr brezin e ri nga mjediset e korrupsionit, mejhanetë e kumarhanetë dhe ta drejtonin drejt kulturës dhe progresit. Është paradoksale që vetëm Shqipëria ndër vendet ish socialiste nuk ka një rrjet kinemash kur shtete e tjera jo vetëm që nuk e kanë shpërbërë por e kanë fuqizuar dhe modernizuar rrjetin kinematografik. Bullgaria jo vetëm që nuk e shkatërroi por e fuqizoi qëndrën e prodhimit të filmave duke vendosur teknikën e re dhe sot përdoret jo vetëm për prodhimin e filmave vetiake por edhe si një servis për shoqëri të ndryshme kinematografike evropiane e më gjërë duke sjellë të ardhura të mëdha që suvencionojnë prodhimin e filmave. Cfarë ndodhi tek ne. Kinostudio Shqipëria e re u shkatërrua plotësist dhe nuk I duken as gjurmët dhe mbasi u shkatërrua ju dha bizneseve private për një copë bukë ndërsa kineastët shqiptarë që janë ende në aktivitet qëndrojnë pas arkave të bananeve duke pritur që të marrin ndonjë suvencionim që të bëjnë ndonjë film . Vetë territory dhe objektet e kinostudios në një sipërfaqe të madhe do të ishin një burim I madh të ardhurash që prodhimit kinematografik në vend të mos I jepeshin nga shteti suvencione qesharake/ rreth 500.000 euro në vit që nuk mjaftojnë për xhirimin e vetëm një apo dy filmave, kur komshijtë tanë të Maqedonisë suvencionojnë me rreth 1000.000 euro në vit vetëm për Arkivin e Filmit. Kinematë janë një shërbim public për kulturën dhe në vende të zhvilluara si Norvegjia jane rreth 50-60% pronë e Bashkive, janë kinematë më të mira dhe me të ardhurat e tyre suvencionojne edhe prodhimin e rreth 12-14 filmave për fëmijë që është një traditë e tyre për edukimin e fëmijve me historinë, traditat, legjendat, prrallat dhe virtytet kombëtare. Po përgatiten studenta në fushën e teatrit, kinematografisë, muzikës etj. Kush do ti ndihmojë këtë brez të ri për xhirimin e filmave. Edhe pot ë xhirohen filmat përse do ti xhirojmë kur ata shfaqen vetëm ne veprimtaritë ndërkombëtare se rrjeti I kinemave tona është inegzistent.

Por le të hidhemi tek problem që u ngrit në fillim. Përse kjo kinostudio të mos shpallet një monument kulture, të shndrrohet në një muze të kinemasë shqiptare (është shume e përshtatëshme për një objekt të tillë). Përse të mos shndrrohet ajo në një përmëndore ku të përjetësohet vepra e disa breza regjisorësh, aktorësh, operatoresh, piktorësh e kompozitorësh tane të shquar që krijuan një traditë të re në kulturën tonë kombëtare që lanë vepra që do tu flasin brezave të ardhëshëm për historinë e artit, për figurat e saj të shquara që e krijuan këtë art të ri nga e para, që ka të bëjë jo vetëm me historinë e artit por me historinë e vendit në përgjithësi mbasi aty ruhen thesare që kanë regjistruar hap pas hapi historinë e vendit, kanë evidentuar vlerat artistike, kulturore dhe traditat e përpjkejet e popullit tonë për të ecur përpara. Mos harrojmë se ndër filmat dokumentarë të xhiruara nga kineastët shqiptarë ka mbi 400-500 filma që kanë të bëjnë me traditat kulturore të popullit në folklore, etnografi,, për banesat popullore, objektet e ndryshme të kultit, traditat në lundrim, costume dhe valle popullore, instrumentat popullorë, florën dhe faunën shqiptare, figura të shquara kombëtare, mëmëdhetarë dhe patriotë të shquar misionarë që kanë shkrirë gjithë energjitë dhe pasurinë e tyre në shërbim të kombit, piktorë e skulptorë, shkrimtarë e poetë që kanë ndricuar vendin, aktorë, muzikantë, balerinë, këngëtarë të shquar etj Mos harrojmë aktorët tanë të shquar për të cilët ai objekt do të ishte një përmëndore e veprës së tyre krijuese. I them këto se edhe Arkivi sot është I pa mbrojtur dhe në mëshirën e fatit pa roje e system sinjalizimi që ishin planifikuar që në ndërtimin e tij. Do përgjigjemi para historisë në rast se do të na ndodhë ndonjë fatkeqësi që do të ishte e pa riparushme.

Po na ikin gradualisht shumë figura të shquara të kinemasë, regjisore aktorë e kompozitorë që kanë lënë vepra dinjitoze në fushën e kinematografisë a nuk është vonë të kujtohemi për ta për të grumbulluar objekte të xhirimit, costume, kujtime etj për të ja u bërë të njohur brezave të ardhëshëm të cilët duhet të krenohen me veprën e tyre. Në të gjitha vendet ka një muze të kinemasë dhe ne edhe atë që e kemi duam ta shkatërrojmë, cështjë kjo urrejtje dhe injorim i veprës së shquar të kineastëve tanë, ku po shkojmë, ku po shkon kultura shqiptare?.

I bëj thirrje Ministres së Kulturës që jo vetëm të ndalojë privatizimin për qëllime abusive të objektit të kinostudios por të ndërhyjë që edhe pjesa prapa kinostudios (ish studio e zërit) ti rikthehet asaj dhe të ngrihet një muze I kinematografisë shqiptare. Përvec kësaj Ministria e Kulturë duhet të ndihmojë me fonde për ngritjen e këtij muzeu. U drejtohem gjithë kineastëve shqiptarë, regjisorëve, operatorëve, piktorëve, kompozitorëve dhe aktorëve tanë të shquar dhe dashamirësve të këtij arti magjepsës që të ndërhyjnë për të mos lejuar që edhe ky objekt I vetëm që tashmë ka mbetur për kinematografinë të mos zhduket. I bëj thirrje Bashkisë së Tiranës që edhe ajo të vërë dorë për të mos e zhbërë këtë monument kulture…