Saim Kokona, lindi më 26 shkurt të vitit 1934 në Gjirokastër. Në moshën 10-vjeçare shpërngulet familjarisht në Tiranë, ku mori edhe arsimin e parë. Kreu liceun artistik, “Jordan Misja”, për pikturë. Studimet e larta i mbaroi në Çeki për operator në vitin 1960. Nga viti 1960, deri në vitin 1991, kur edhe doli në pension, punoi në kinostudion “Shqipëria e Re” si operator, ku realizoi 30 filma artistikë e po aq filma dokumentarë. Ka punuar me regjisorë të shquar si: Dhimitër Anagnosti, Vitor Gjika, Piro Milkani, Gëzim Erebara, Xhanfise Keko, Rikard Ljarja, Kristaq Dhamo, Hysen Hakani e shumë të tjerë. Ndër filmat e tij më të suksesshëm janë: “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Ndërgjegjja”, “Brazda”, “Beni ecën vetë”, “Koncert në vitin 1936”, “Radiostacioni”, “Njeriu i mirë”, “Taulanti kërkon një motër”, “Apasionata”, “Shpella e piratëve” etj.
Kinematografia
Shpella e piratevet – (1990)
Babai i studentit – (1988)
Shpresa – (1988)
Sinjali i dashurisë – (1988)
Eja! – (1987)
Fjalë pa fund – (1986)
Mondi dhe Diana – (1985)
Të mos heshtësh – (1985)
Taulanti kërkon një motër – (1984)
Apasionata – (1983)
Dritat e qytezës – (1983)
Njeriu i mirë – (1982)
Dita e parë e emrimit – (1981)
Në prag të lirisë – (1981)
Sketerre 43 – (1980)
Balonat – (1979)
Radiostacioni – (1979)
Koncert në vitin 1936 – (1978)
Cirku në fshat – (1977)
Me studentët ushtarakë – (1977)
Shëmbja e idhujve – (1977)
Pylli i lirisë – (1976)
Beni ecën vetë – (1975)
Kursim, kursim, kursim – (1975)
Miq në festën tonë – (1974)
Shpërthimi – (1974)
Ata quheshin Arbër – (1973)
Brazdat – (1973)
Ndërgjegja – (1972)
Shkolla tingujt ngjyra – (1972)
Vështrim përmes mijëvjeçarëve – (1972)
Shkolla dhe rrugët e jetës – (1971)
Takim me artin revolucionar kinez – (1971)
Guximtarët – (1970)
Njësiti guerril – (1969)
Prita – (1968)
Në gjurmët partizane – (1967)
Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)
Në rjedhën e jetës – (1965)
Takim me Arbreshët – (1965)
Qemal Stafa – (1964)