Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian të mbledhur në Luksemburg kanë vendosur unanimisht pro statusit për Shqipërinë.
Komisioneri Stefan Fyle deklaroi se Shqipërisë i janë njohur përpjekjet për reforma, ndërsa nxitet të vijojë në këtë rrugë.
“Shqipëria ka shënuar hapa përpara në luftën kundër korrupsionit, në sundimin e ligjit dhe ne duhet të vlerësojmë për këto arritje. Ne presim që të ketë progres të metejshëm për të vazhduar me reformat. Shqipëria i ka plotësuar kërkesat tona për marrjen e statusit kandidat. Unë mendoj për marrjen e statusit kandidat dhe se do të arrijmë në konsensus sot”,- tha Michael Roth, ministër shteti i Gjermanisë.
Me pas pozitivisht u shprehen Sandro Gozi, sekretar pergjegjes në ministrinë e jashtme të Italisë, Ministrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusiç, Sebastian Kurtz, Ministër i Jashtëm i Austrisë, Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Ministri i Jashtëm danez Martin Lidegaard, ministri i Jashtëm grek Venizelos etj.
Marrja e statusit të vendit kandidat do t’i hapë rrugën edhe një vizite të rëndësishme në Shqipëri, në shenjë mbështetjeje në rrugën europiane. Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, i shoqëruar me komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fule, pritet që të vizitojnë vendin tonë në 30 qershor.
Shqipëria ka ende nevojë për të përmbushur prioritetet kyçe, në luftimin e krimit dhe korrupsionit, dhe të sjellë gjyqësorin dhe administratën e saj të standardeve evropiane me fokus të veçantë të drejtat themelore të njeriut,” tha Komisioni Evropian në një deklaratë.