asthma_1

Hiperreaktivitet i bronkeve, ngushtimi bronkeve rikthyeshëm si pasojë e tkurrjes të muskulaturës të lëmuar bronkiale duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Zakonisht sëmundje e fëmijëve, shpesh vetëshërohet rreth moshës 12 vjeç; astma mund të fillojë edhe në mosha të rritura.

Simptomet = Dispne episodike, zhurma karakteristike fishkëlluese në frymënxjerrjes; bronkodilatorët i përmirësojnë ose i zhdukin këto zhurma. Astma bronkiale shkaktohet prej faktorëve fiziologjikë dhe se stresi social psikologjik nuk është shkaktar i drejtëpërdrejtë. Megjithatë stresi psikologjik apo reagime emocionale të tilla si frika, zemërimi ose frustacioni mund të keqësojnë një gjëndje asmatike.

Astma bronkiale është një sëmundje kronike e cila sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë  është e renditur në vendin e 6 duke u bërë kështu një barrë për individin, për familjen dhe ekonominë e vendit. Astma është një problem i shëndetit publik për të gjitha vendet, pavarësisht nga niveli i zhvillimit të tyre. Shumica e vdekjeve nga astma ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe  të ulta -të mesme.

Gjithnjë e më tepër në ditët e sotme me dhjetëra studime flasin për një rritje të  sëmundjeve alergjike në të gjithë botën dhe gjithnjë e më tepër po popullarizohet shprehja se kemi të bëjmë me një “Epidemi të Shekullit të XXI”. Të dhëna nga Evropa, Australia, Afrika, Amerika e Veriut tregojnë se ka ndryshime të rëndësishme në epidemiologjinë e sëmundjeve alergjike. Ajo që vlen të theksohet dhe që është e rëndësishme, është fakti se po evidentohen rritje të dukshme të sëmundjeve alergjike në moshën e fëmijërisë dhe në adoleshentë më shumë sesa në grupmoshat e tjera, e cila përveç problemit të madh shëndetësor ka dhe një kosto të madhe ekonomike dhe sociale.

Sipas studimeve botërore nga ekspertët e sëmundjeve respiratore rreth 300 milionë njerëz vuajnë nga astma bronkiale në botë, pra 20 % e popullsise botërore aktualisht vuan nga astma bronkiale dhe  prevalenca është në rritje. Asthma alergjike, është forma më e zakonshme,90% të të gjitha rasteve me azëm janë alergjike dhe zakonisht zhvillohet në fëmijëri. Astma bronkiale  është një nga  sëmundjet kronike më zakonshme tek fëmijët.  Sot në botë 1 në 4 fëmijë vuan nga  Astma.

Rritja e prevalencës së sëmundjeve alergjike në përgjithësi dhe i astmës alergjike në veçanti bëhen shkak i rëndësishëm i mungesave në shkollë e punë, shpenzimeve shumë të larta për kujdesin shëndetësor dhe rreth 1 milion vdekje për çdo dekadë ( Global Initiative for Asthma; GINA).

Astma është nën-diagnostikuar dhe nën-trajtuar, duke krijuar kështu një barrë të konsiderueshme të individëve dhe familjeve dhe ndoshta duke kufizuar aktivitetet e tyre.

Në Shqipëri rezulton se 30-40 për qind e shqiptarëve janë evidentuar me sëmundje alergjike,ndërsa 3 % e popullsisë se vendit tonë janë te sëmure me asthmë, ndërsa 4 % e fëmijëve vuajnë po këtë sëmundje dhe prevalenca e astmës në vendin tonë po rritet me 5% në vit.

Astma është sëmundje alergjike por te një pjese e pacienteve edhe e trashëgueshme .

Faktorë që ndikojnë mbi rritjen e ndjeshmërisë për të zhvilluar astmë në individët e predispozuar gjenetikisht janë të shumtë.Një prej shkaqeve të sigurta që shkakton sëmundjet e frymëmarrjes e sidomos astmën është ndotja e ambientit e cila ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në thellimin e rrufës e bllokimin e tyre e në fillimin e sëmundjes së astmës. Për rritjen e sëmundjes së astmës, është bërë evidente se qytetarët duke bërë një stil modern jete, janë nën ndikimin e ndotjes së ajrit nga djegia e karburantit të makinave, dhe jetojnë në zona ku ka dendësi të lartë popullate, të cilat në mjaft raste krijojnë një mikroklime mjaft të favorshme për rritjen e pluhurit të shtëpisë apo të myqeve, duhanpirja aktive e pasive, qimet e kafshëve, sensibilizues profesionale (njihen rreth 361),avujt e bojrave të lyerjes,pastruesit e lëngshëm,aromat e forta,parfumet;ndotës të ndryshëm të ajrit,si atmosferikë edhe shtëpiakë;infeksionet resipratore.

Asthma nuk mund të shërohet por ajo mund të kontrollohet dhe edukimi i pacientit mund të rezultojë në kontrollin e menaxhimin më mirë të astmës.

Menaxhimi i duhur i astmës mund tu mundësojë  njerëzve të gëzojnë një cilësi  të mirë të jetës. Strategjia për të arritur dhe për të mbajtur kontrollin e astmës nënkupton, vendosjen e një marrëdhënie të shëndoshë mjek- pacient,

Asthma mund të kurohet vetëm nëse respektohen rreptësisht 3 shtylla,siç janë parandalimi i faktorëve që ndikojnë në shkaktimin e sëmundjes,mjekimi i duhur,korrekt dhe i rregullt, dhe  vaksinimi ndaj shkaktarëve. Identifikimi dhe ulja e ekspozimit ndaj faktorëve të riskut, ndjekja e zgjatur, e mirë, e astmës do t’u mundësojë pacientëve arritjen e një kontrolli ndaj sëmundjes së tyre. Kur astma është nën kontroll, njeriu është në gjendje të bëjë një jete aktive./F.B/