department_of_state
Dhjetëra kandidatura të propozuara nga presidenti Barack Obama për poste të ndryshme publike janë bllokuar në Senat nga republikanët e opozitës.

donLu1
Mes tyre është është edhe ajo e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Shqipëri, Donald Lu, raporton VOA.

Kongresi pritet t’i fillojë punimet javën e ardhshme dhe miratimi i kandidaturave pritet të jetë në rend të ditës.
Kohët e fundit demokratët që kontrollojnë Senatin, i bënë një ndryshim historik rregullores së Senatit, sipas së cilës, emërimet presidenciale, me përjashtim të atyre për në Gjykatën e Lartë, mund të miratohen me shumicën e thjeshtë me 51 vota, nga 60 që parashikonin rregullat e mëparshme.
Senatori republikan Lindsey Graham ishte zotuar se do të bllokonte të gjitha emërimet e reja të presidentit Obama, për t’i bërë trysni administratës të jetë më transparente për ngjarjen e Bengazit, ku nga sulmi ndaj konsullatës amerikanë në Libi u vranë 4 persona, mes tyre edhe ambasadori amerikan.
Emërime si ato ku bën pjesë kandidatura e ambasadorit Lu, zakonisht miratohen në Senat me konsensus unanim, pa qenë nevoja e një votë të regjistruar.
Kandidatura e ambasadorit Lu është miratuar tashmë nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit