Të shtunën më datë 12 dhjetor, ora 18.00, në Pallatin e Kongreseve të Parisit, u hodh shorti i finaleve të Kampionatit të 16 Europian “Francë 2016”. 24 skuadrat finaliste, u njohën me kundërshtarët e tyre. Skuadrat ishin te ndare ne kater vazo, sipas shkallës së forcës. Në vazon e parë ishte: Spanja, Gjermania, Anglia, Portugalia , Belgjika. Ndërkohë që Franca ishte vendosur në Grupin A në pozicionin e parë. Në vazon e dytë ishin Italia, Rusia, Zvicra, Austria, Kroacia , Ukraina. Në të tretën, Republika Çeke, Suedia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Hungaria. Ne vazon e katert, ishin Turqia, Republika e Irlandës, Islanda, Shqipëria, Uellsi dhe Irlanda e Veriut.
Skuadrat janë ndarë në gjashtë grupe me nga katër skuadra sejcili. Dy të parat e çdo grupi kalojnë në fazën e të gjashtështëmbëshjetave, së bashku me katër skuadrat e treta më të mira të gjashtë grupeve.
Ja se si janë ndarë skuadrat në grupe:
Grupi A:
1.Franca
2.Rumania
3.Shqipëria
4.Zvicra
Grupi B:
1.Anglia
2.Rusia
3.Uellsi
4.Sllovakia
Grupi C:
1.Gjermania
2.Ukraina
3.Polonia
4.Irlanda e Veriut
Grupi D:
1.Spanja
2.Republika Çeke
3.Turqia
4.Kroacia
Grupi E:
1.Belgjika
2.Italia
3.Republika e Irlandës
4.Suedia
Grupi F:
1.Portugalia
2.Islanda
3.Austria
4.Hungaria