Published On: Wed, Nov 27th, 2013
Lajme | By PJ

John Kerry Uron për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

John_F._Kerry

John F. Kerry

Sekretari i Shtetit John Kerry, në emër të Presidentit Barak Obama dhe të popullit amerikan Uron për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Shqipëria, thuhet në deklaratën e sekretarit të Shtetit, është një forcë qendrueshmërie në Ballkanin Perëndimor dhe SHBA janë sidomos mirënjohëse për kontributet e saj në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Ndihmës në Afganistan.

Kalimi paqësor i pushtetit dhe përparimet në fushën e legjislacionit këtë vit, thuhet në deklaratë, nënvizojnë kredencialet demokratike të Shqipërisë.

urim i J Kerry

Urimi i Sekretarit te Shtetit te SHBA Kerry

 
SHBA, thotë Sekretary Kerry, mbështesin popullin e Shqipërisë në përpjekjet për konsolidimin e sundimit të ligjit dhe reformave ekonomike. Ato mirëpresin rekomandimin e Komisionit Evropian që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>