Lek Gjoka222
Lek Gjoka

 

Nga Lek Gjoka

Paqja asnjëhere nuk po arrin dot të vijë në planetin Tokë.Pranvera arabe në të vërtetë arriti të largojë disa diktatorë në Lindjen e e Mesme por Siria prej disa vitesh u përfshi jo në një luftë civile por në një konflikt botëror midis islamizmit ekstrem të cilet krijuan një Kalif, Shtetin Islamik të shtrirë midis Sirisë dhe Irakut dhe botës së qyteteruar.
Sot bota është e tronditur.Edhe në shtetet me demokratike të botës paqja dhe siguria nuk është më e sigurtë.Fajtorë për prishjen e kesaj balance paqeje është islamizmi ekstremist që ndryshe quhet xhihad.Rasti me i fundit shënohët në Kanada ku kanadeze të islamizuar qëlluan me armë mu në mes të parlamentin kanadez dukë vrarë një ushtar.Kjo ngjarje e trishtë vjen pas një ngjarje tjeter tragjikë të një ditë me parë ku një islamik tjeter i radikalizuar vrau me makine një tjeter ushtar kanadez para së të vritej nga shoku i tij.
Përsë po sulmohët ushtria Kanadeze?
Aleanca botërorë ndaj luftes kundër Kalifit islamik ISIS i ka friksuar shumë keto të fundit dhe iu kanë bërë thirrje gjithë njërezve të islamizuar të terrorizojnë botën e qytëruar me qëllim friksimin e tyrë.Një ndër parnteret e Amerikes është edhe Kanadaja ndaj sulmi në parlamentin e saj është një akt i paster terrorist.
Me aktë të tilla terroriste bota e qyteteruar ka filluar ta kuptoje se nuk duhet pritur gjate e bere leshime ndaj muslimanizmit ekstrem ndaj po mbledh forcat që ta godase me force kete besim fetar, kete kolere te fillimit te shekullit te ri .

Një pyetje e fuqishmë shtrohet në arenen ndërkombëtare.A është islamizmi ekstrem besim fetar i njerezimit ?
Përgjigjia është farë e thjeshte së asnjë besim fetar përfshi edhe muslimanizmin nuk është pro terrorit, vrasjeve por pro paqes, jetes dhe barazisë njërëzorë në planetin tokë.Fare qarte e tha edhe Papa Francesku ne viziten e tij ne Tiranë se asnje besim fetar nuk thote që të vrasesh dhe askush nuk mund të vrase në emer të fese.

Atehere çfarë përfaqson islamizmi ekstrem xhihadist?
Si mund të largohën muslimanet e thjeshte nga keto ndikime?
A është Shqipëria dhe Evropa e rrezikuar?

Islamizmi ekstrem është një ide terroriste ,trushpërlarë që në emer të fese muslimanë po trondit në rradhe të pare vete fene muslimane pastaj tere njërëzimin.
Që janë të pa civivizuar e kanë treguar me veprat e tyrë terroristë, makabre dukë ekzekutuar me preje koke të viktimave te tyrë, dukë përdorur dhunë ekstreme ndaj femrava muslimanë , dukë i turtoruar dhe martuar me forcë me ushtaret e tij xhihadistë,duke i shitur dhe kthyer në skllave të shekullit XXI-të.

Perse ja tru shpërlarë muslimanet ekstremistë?
Mund të sjellim me qindra rastë por rasti me i thjeshtë është lufta që po bëhët në Kobani mes kurdeve dhe islamikeve te ISIS-it.Vajzat luaneshe kurde janë veshur ushtare për të mbrojtur qytetin e tyre, nderin e tyre por pranija e tyrë i ka tmerruar ushtaret islamike të ISIS-it  sepse sipa ideologjise se tyre islamike xhihadiste muslimani po të vriten nga një femer shkojnë në ferr !. Fare thjeshte kjo tregon injorancen ekstreme të tyre.

Si mund të largohën muslimanet nga ekstremizmi?
Farë thjeshte të distancohën shpirterisht dhe fizikisht ndaj ideve të eksremisteve, të mos e financojnë dhe ti shpjegojnë besimtareve dhe femijeve të tyre së islamizmi ekstren nuk është besim fetar i muslimave por një ideologji terroristë që po njollos edhe fene muslimanë.

A është Evropa dhe Shqipëria e rrezikuar ?
Rreziku është kudo i pranishem.Në Shqipëri dhe Evrope pas mbarimit dhe shurjes se Kalifit Islamik një pjese e kësaj ushtrie terroristë do tentojnë të kthehen në vendet e origjines.Ardhja e tyrë me ide ekstremiste është një rrëzik kombëtar ndaj shpata e hekurt e ligjit duhet të veproje ndaj tyrë në të kundërt Evropa do të përfshihet nga dhuna, vrasjet e tru shpërlareve xhihadistë që nuk janë kurrë një besim fetar i njerezve normalë.
Por në Shqipëri sidomos në Kosove dhe Maqedoni perveç ligjit duhët që drejtuesit e fese muslimanë të jenë të bashkuar në luftën botërorë kundër xhihadizmit islamik dhe jo si në rastin e fundit kur qeveria shqiptare i bën thirrje komitetit drejtues musliman që të marre në dorezim xhamine në Kamez, xhami ku u fol për xhihad dhe u përgaditën shqiptaret që shkuan në luftë në Siri por komiteti musliman shqiptar refuzon ta marre me preteksin së ajo xhami është pronë privatë(Në fakt kishat,xhamite,teqete,tyrbet janë pronë e përbashket sepse besimi është vertete personal por është pjese e një komuniteti te caktuar!).Kuptohët që komiteti musliman nuk do të përzihet në punet e xhihadisteve ekstremistë për arsy nga me të ndryshmet por nuk duhet të heshte por tiu tregojë besimtareve së ekstremizmi islamik nuk është besim fetar i muslimaneve por i njerezve jo normal që fshihen pas fese muslimane.
Problemi me i madh sigurisht është në Kosove ku mjaft imame xhamish jane arrestuar në lidhje direkte dhe inderikte për dergimin e qytetareve muslimane në luften e Sirise ku disa kane kryer krimet me makabre.Edhe nga Maqedonia mjaft shqiptare ndodhen duke luftuar në Siri(ku shqiptari me i funditi vrare atje ka vetem pak dite) por me e keqja është sepse shqiptaret po luftojne kundra njeri-tjetrit në grupime te ndryshme xhihadiste.
Bota është pergaditur që ta luftoje ne themele ekstremizmin islamik por nuk duhet të vonoje , me forcen e saj ta godase shtetin islamik të ISIS-it që ta shkaterroje përfundimisht në të kundert do të shtohen edhe me teper krimet e tmerrshe në kete shekull.Të gjithe besimet fetare duhet të bashkohemi sebashku , si dhe e gjithe bota edhe ajo e qyteruar duhet te marre shembullin e Republikes së Shqipeërise për harmonine shekullore fetare , harmoni që e vleresoi me notat me të larta pozitive dhe Papa Francesku në viziten e tij ne Tiranë.Të gjithe jemi bijte e Zotit dhe jemi të perkohshem në planatin Toke ndaj duhet që tiu leme brezave të ardhshem nje planet me Paqe dhe harmoni njerezore.
Jacksonville Florida
Tetor 2014