Redasia e Gazetes Vatra i shpreh ngushellimet e sinqerta familjes se gazetares Enkelejda Skënderasi si dhe News24,Gazetes Shqiptare dhe BalkanWeb ku ajo punonte dhe ishte ne krye te detyren kur humbi jeten ne nje aksident automobilistik pranë fshatit Panarit teksa po kthehej nga një aktivitet për “100 vjetorin e masakres së Panaritit” bashke me stafin e televizionit News24.
Kush ishte gazetaria Enkelejda Skënderasi qe ra ne krye te detyres?
Enkelejda Skënderasi ka lindur ne qytetin e Korçës më 1 tetor të vitit 1985. Pas përfundimit të studimeve në degën Filozofi-Sociologji në Universitetin ‘Fan Noli’ të qytetit juglindor Enkelejda do të niste të ushtronte profesionin e gazetares. Fillimisht në media lokale. Në tetor të vitit 2009, Enkelejda do të niste punë si gazetare e Tv News24 ku mbulonte me informacion gjithë Qarkun e Korcës, përfshi Korçën, Pogradecin, Ersekën.
Falë punës së saj së palodhur, angazhimit, gadishmërisë, rajoni Juglindor e kishte zërin e saj të përditshëm. Enkelejda gazetarinë nuk e kishte thjesht një profesion ajo e kishte kthyer atë në mision përmes të cilit, i gjendej pranë kujtdo e në cdo kohe. Janë me dhjetra ngjarje që të përcjella në kohë reale kanë gjetur zgjidhje falë raportimeve të Enkelejda Skënderasit, misioni i së cilës nuk kishte orare, nuk njihte vështirësi e sfida përballë lajmit që ajo përcillte nga cdo cep i Korcë.
Korcat humbi zëdhënësen e saj të përditshme. Enkelejda Skënderasi ndonëse fati i kishte përcaktuar pak jetë, ajo la pas të gdhendur emrin e saj të madh të cilin e krijoi falë punës në përcjelljen e zhvillimeve jo vetëm lokale, por edhe atyre kombëtare.
Nga sot Enkelejda Skënderasi nuk do i mungojë vetëm familjes, të afërmve, kolegëve dhe ekranit të News24, por edhe ngjarjeve të përditshme të Rajonit të Korcës. Do i mungojë zyrave në dyert e të cilave trokiste cdo ditë për të gjetur një zgjidhje, do i mungojë të varfërve që duke sensibilizuar për ta gjente ndihmën, do i mungojë emigrantëve që në radhët e gjata këndej e matanë kufirit kërkonin raportimet e Enkelejdës, përmes të cilës gjendej shpesh zgjidhja. Do i mungojë të gjithë atyre, të cilët e shikonin si zgjidhje sa herë përballeshin me padrejtësitë e përtej hekurave. Enkelejda Skënderasi jeta e të ciles u ndërpre sot kur askush nuk e priste shkaktoi boshllëkun e pazëvëndësueshem, familja humbi njeriun, i cili ishte kthyer në idhullin e tyre, kolegët humbën burimin e frymëzimit të përditshem, Korca humbi gazetaren më të denjë, News24 humbi korrespondenten më energjike, zërin që përcillte zhvillimet më të rëndësishme nga rajoni juglindor, por jo vetëm.
I skalitur do mbeten emri i gazetares Enkelejda Skenderasit, jeta e së cilës u shua këtë të dielë teksa sërish udhëtonte në përmbushjen e profesionit të shenjtë të gazetarisë.
Nga News24, Gazeta Vatra