Published On: Sun, Dec 1st, 2013

Humb jetën në aksident aktori Paul Walker

paul w

Paul Walker aktori i “Fast & Furious”,  ka vdekur në një aksident automobilistik të shtunën pasdite kur së bashku me mikun e tij humbën kontrollin ndaj makinës Porsche GT dhe u ndeshën me një dritë qyteti.

 

Përfaqësuesit e yllit dhe faqja e tij zyrtare në Facebook e kanë konfirmuar vdekjen e tij të shtunën pasdite. Walker, 40-vjeç, në rasatin e aksidentit që ndodhi në Rye Canyon Loop në Santa Clarita, në orën 15:30 të shtunën, nuk ka qenë duke vozitur makinën, por në anën e pasagjerit.

Megjithatë, përfaqësuesit e aktorit kanë konfirmuar se Paul Walker, i cili ka lënë prapa vajzën 15-vjeçe, ka qenë njëri nga dy viktimat e këtij aksidenti.

Një paragraf tek faqja e Walker-it shkruhet: “Është një dhimbje vërtet e madhe që ne duhet të konfirmojmë se Paul Walker sot pësoi një aksident tragjik, ndërkohë që po shkonte drejt një eventi bamirësie për organizatën e tij Reach Out Worlwide”.

Ai ishte pasagjer në makinën e shokut të tij, ku të dy gjetën vdekjen. Ne e vlerësojmë durimin tuaj, ashtu si ne gjithashtu që jemi të shtangur dhe të mërzitur për këtë lajm. Faleminderit që e mbani familjen dhe miqtë e tij në lutjet tuaja në këtë moment kaq të vështirë.”

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>