Autori i librit te historise Rade Mihaljçiç
Në librin shkollor për nxënësit e Luginës së Preshevës pranohet fakti historik
Reagojnë historianët dhe mediet serbe: Mihaljçiç është “vetëurryes”
Preshevë, 1 dhjetor (AIP) -Në tekstet shkollore të nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës, ku flitet mbi historinë dhe origjinën e shqiptarëve në Ballkan, shpjegohet qartë se janë të lashtë dhe autokton. Ndërsa për serbë thuhet se janë të ardhur.
Në fakt nëse prisni që libri të ketë si autorë shqiptare gaboheni, pasi hartuesi i këtij teksti është pikërisht një historian serb (Rade Mihaljçiç) dhe libri është shtypur nga Instituti për tekstet në Beograd.
Në këtë tekst shkollor shkruhet: “Shqiptarët janë popull i lashtë dhe autokton në Ballkan, kurse serbët janë të ardhur nga lindja…” Dhe kjo fjali ka bërë nervozë disa historianë dhe media serbe, të cilët librin e autorit serb Mihaljçiç e kanë konsideruar “skandaloz” (“Slandalozno: Srpski udžbenik iz istorije: Albanci su starosedeoci a Srbi došljaci na Balkan!”) dhe ky libër i historisë serbe për klasat e gjashta ka ngjallur reagime dhe polemika të ashpra, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Libri i Historise per klasen e gjate Lugina e Presheves.
Me kalimin e kohës, duket se edhe vetë serbët po binden gradualisht me realitetin historike, pavarësisht se disa ende nuk pajtohen me faktin se janë popull i ardhur në Ballkan. Më konkretisht, autori Mihaljçiç ka shkruar se serbët janë me prejardhje nga vendet e lindjes.
Për këtë ka reaguar prof. Slobodan Antoniç me një shkrim me titull “Vetëurryesit”, duke akuzuar autorin herë tradhtar e herë mosnjohjes i mirë i historisë. “Autori serb është marrë në këtë tekst shkollor më shumë me politikën ditore se sa me ‘të vërtetën historike’”.
Antoniç duke kritikuar autorin e njohur serb për tekstet shkollore nënvizon: “Pas leximit të këtij libri, që unë nuk jam i sigurt, meqë e di mirë historinë mesjetare serbe. E gjithë kjo nuk është e qartë mjaftueshëm për akademik individual serb siç është rasti me Mihaljin. Kush kujdeset për hartën e Evropës nga 814 vit në të cilën ajo është e qartë për shtetin serb në Ballkan e cila kufizohet me Armeninë dhe Azerbajxhanin dhe tani nuk mund të kuptojnë këtë deklaratë në tekstin mësimor për klasën e gjashtë”.
Marre tek https://www.preshevajone.com